Flash

PAMJET/ Mali i Zi nuk e lë karvanin e diasporës të futet në Shqipëri, i çon në Kosovë

Lapsi.al 11 September 2026

Prej orësh qindra shqiptarë të diasporës që do të vinin në Shqipëri që ti bashkoheshin protestës qytetare kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ishin bllokuar në Mal të Zi.

Por situata duket se është zhbllokuar edhe pse jo ashtu siç duhej të ndodhte.

Në faqen e Instagramit të kolonës së diasporës ‘Per flamur e per Atdhe’, emigrantët shkruajnë  se policia e Malit të Zi i ka lënë të lirë, dhe po i shoqëron për në Kosovë.

Më pas, autokolona me shqiptarët e diasporës do të futet në Shqipëri për të mbërritur në Tiranë dhe për t’iu bashkuar protestës mbarë qytetare në të cilën kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI