Flash

PAMJET/ Rusia godet urën e Kievit kur në qytet ndodhej kancelari gjerman

Lapsi.al 4 October 2026

Rusia ka goditur me dron Urën Veriore të Kievit, në një sulm që shkaktoi dëme dhe plagosi dy persona.

Sipas "The Guardian", kjo është dita e katërt radhazi që forcat ruse godasin ura të rëndësishme mbi lumin Dniepër, duke shkaktuar kufizime të trafikut dhe kaos në kryeqytetin ukrainas.

Sulmi ndodhi pak pasi kancelari gjerman Friedrich Merz mbërriti në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar, të cilën ai e cilësoi si një mesazh mbështetjeje për Ukrainën në një periudhë vendimtare të luftës. Merz u takua me presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe deklaroi se Ukraina mund të llogarisë te mbështetja gjermane.

Sipas medias britanike, sulmet ruse ndaj Kievit janë intensifikuar javët e fundit, duke prekur ura, objekte energjetike dhe infrastrukturë të tjera. Autoritetet ukrainase paralajmërojnë se fushata e goditjeve mund të rëndojë më tej jetën e banorëve të kryeqytetit gjatë dimrit.

Gjermania është bërë ndër mbështetësit kryesorë ushtarakë të Ukrainës që prej ardhjes së Merz në detyrë në maj 2025. Gjatë vizitës në Kiev, kancelari gjerman përsëriti se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e Europës dhe paralajmëroi se, nëse Rusia nuk ndalet, kërcënimi i saj mund të shtrihet më gjerë në Europë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI