Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

Lapsi.al 21 September 2026
takimi shqiperi be
Takimi i 22-të i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Foto: LSA.

Parlamenti Europian pret që Shqipëria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura deri në fund të këtij viti në kuadër të zbatimit të rezolutës së këtij parlamenti dhe kërkesave që lidhen me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Çështja ishte pjesë e diskutimeve gjatë takimit të 22-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Eurodeputetja Isabel Wiseler-Lima shprehu të hënën në Tiranë besimin se këto amendime do të jenë në axhendën e Kuvendit së shpejti si detyrim për përmbushjen e kërkesave të shtruara në një rezolutë të PE dhe standardeve të legjislacionit europian.

“Jam e bindur se kjo do të merret parasysh dhe se amendamenti do të miratohet deri në fund të vitit,” tha ajo për BIRN pas këtij takimi, duke shtuar se shpresonte se kjo çështje “do të shkonte në drejtimin e duhur”.

Eurodeputetja Wiseler-Lima e lidh besimin e saj se kjo çështje do të adresohet shpejt nga qeveria shqiptare me kërkesat për përmbylljen e negociatave për Kapitullin 27, që mbulon mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, i miratuar nga qeveria në bazë të ndryshimeve të reja ligjore të bëra në mënyrë të njanshme dhe pa konsultim në vitin 2024,  PE i kërkoi qeverisë shqiptare të vendosë menjëherë një moratorium për procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, deri në shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të ligjit të ndryshuar për zonat e mbrojtura.

Që nga miratimi i rezolutës në qershor, qeveria shqiptare dhe mazhoranca parlamentare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për shfuqizimin e dispozitave që i hapën rrugën ndërtimeve masive turistike në zonave bregdetare, mes tyre dhe projekti i Zvërnecit.

Wiseler-Lima kërkoi gjithashtu që autoritetet shqiptare të dëgjojnë zërin e qytetarëve që protestojnë prej muajsh në shesh dhe që parlamenti mos të bëhet mburojë e imunitetit për të kërkuarit nga drejtësia.

“Roli i parlamentit nuk është gjithmonë që të aprovojë ligje, por të dëgjojë edhe zërat e qytetarëve. Qytetarët gjatë muajve të fundit po dërgojnë një sinjal të qartë dhe duhet të dëgjohen”, tha ajo gjatë diskutimit të saj në tryezën e përbashkët.

Ndërsa eurodeputetja Chiara Gemma e lidhi debatin për zonat e mbrojtura me modelin e zhvillimit ekonomik, duke argumentuar se rritja nuk mund të përqendrohet vetëm përgjatë bregdetit, ndërsa zonat e brendshme përballen me shpopullim dhe mungesë mundësish.

Nga mazhoranca, deputeti Pirro Vengu tha se mazhornaca nuk kishte ‘kompleks’ për të ndryshuar ligjet, por se kjo do të vendoset në kuadër të negociatave për kapitullin 27.

Sipas tij, duhet të parë si e drejtë dhe kërkesa e banorëve të zonës që kërkojnë mbrojtjen e natyrës, ashtu edhe e sipërmarrësve apo banorëve të tjerë që kërkojnë zhvillim. “Politika duhet të pajtojë interesat kur ato përplasen,” tha ai.

Për deputetët e opozitës, anëtarë të këtij komiteti, qëndrimi i Parlamentit Europian ishte i qartë dhe se kërkesa për shfuqizimin e ndryshimeve të ligjit për zonat e mbrojtura duhet të zbatohej sa më parë nga Kuvendi./Reporter.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI