Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Perla në GJKKO/ Uljan Shpataraku: Agasin e mora me autostop, më tha "jam Berti"

Lapsi.al 7 October 2026

Perla në GJKKO/ Uljan Shpataraku: Agasin e mora me autostop, më tha

Është zbardhur vendimi i gjykatës së posaçme, e cila caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg", për ish-drejtorin e policisë së Elbasanit, Uljan Shpatarakut.

Ajo që bie në sy në këtë vendim gjyqësor të siguruar nga gazetari Elton Qyno, është rrëfimi i Shpatarakut, i cili ka surprizuar gjyqtaren e çështjes dhe prokurorët e pranishëm në seancë.

Sipas të arrestuarit Shpatarakut, ai nuk kishte asnjë njohje me Ergys Agasin, por takimi i tyre ditën e arrestimit, ka qënë në kondita të rastësishme në rrugë.

Ai ka pohuar në seancë se Agasin, e ka takuar rastësisht në rrugën e vjetër të Elbasanit, të cilin e ka marë në makinë pasi i ka bërë autostop dhe se sipas Shpatarakut, personi kur ka hipur në makinë i është prezantuar me emrin "Berti".

“...po kthehesha nga rruga e vjetër e Elbasanit. Gjatë udhëtimit, një person më bëri shenjë me dorë dhe unë e mora në makinë. Ky person më tha se quhej ‘Berti’ dhe se punonte me duralumin. Në afërsi të Plepave, në Durrës, na ndaloi policia. Aty mësova se personi që kisha marrë në makinë ishte Ergys Agasi..."- ka pohuar në gjyq ish-drejtori i policisë së Elbasanit, Shpataraku.

Sipas versionit të tij që dha në gjykatë, por sigurisht nuk u besua nga gjyqtarja e çështjes, ai nuk kishte asnjë njohje me Agasin.

Më tej në dëshminë e tij ai ka treguar si më poshtë vijon:

“...unë nuk e njoh Ergys Agasin. Po udhëtoja me automjet drejt Elbasanit dhe një person më ngriti dorën për autostop. E mora, pasi jam besimtar dhe nuk kam frikë nga njerëzit që kanë hall në rrugë...”.

Por pavarësisht kësaj dëshmie ai nuk i ka shpëtuar masës së sigurisë "Arrest në burg" të vendosur nga Gjykata e Posaçme për akuzën e "Përkrahjes së autorit të krimit".

Ndërkohë për të rrëzuar këtë version të dhënë nga Shpataraku, SPAK ka urdhëruar ekspertimin kompjuterik të dy telefonave të tij "Iphone" të sekuestruar gjatë aksionit në fund të muajit Gusht 2026 në Durrës, ku ish-zyrtari i policisë u arrestua në të njëjtën makinë me Ergys Agadin.

Mësohet se dy telefonat kanë qënë të koduar. Ndërsa SPAK është përqëndruar dhe tek bisedat që ka kryer Shpataraku dhe Ergys Agasi në "Signal".

Sipas burimeve, në dalje të zonës së Bradasheshit, Shpararaku ka konstatuar në ajër një dron që po i ndiqte dhe në këtë moment i ka thënë Ergys Agasit që t’i jepte makinës shpejt me qëllim për t'ju shmangur ndjekjes.

Por Agasi, e ka garantuar se nuk kishte asnjë rrezik pasi kishte biseduar se gjithçka ishte në rregull.

Mirëpo në zonën e plepave në Durrës, makina e tyre është ndaluar nga policia, duke çuar në arrestimin e personit të kërkuar Ergys Agasi dhe ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku. /E.Qyno Syri tv 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI