Flash

Pse Yamal shkoi te Messi që qante pas finales së Botërorit: “Është njeri me zemër të mirë”

I ulur në fushë dhe i zbrazur emocionalisht, Lionel Messi shpërtheu në lot. Pikërisht në atë moment, Lamine Yamal nuk hezitoi dhe u drejtua menjëherë drejt tij.

Lapsi.al 20 July 2026

Përqafimi mes Lamine Yamal dhe Lionel Messi në fund të finales së Botërorit, të fituar 1-0 nga Spanja ndaj Argjentinës, nuk është vetëm shprehja më e pastër e sportit, por edhe mbyll një rreth të nisur shumë vite më parë, kur kampioni argjentinas i bëri banjën spanjollit, atëherë foshnjë.

Messi u shfaq i pangushëllueshëm pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit Slavko Vinçiç, që vulosi triumfin e skuadrës së Luis de la Fuente pas kohës shtesë. I ulur në fushë dhe i zbrazur emocionalisht, tetë herë fituesi i Topit të Artë shpërtheu në lot. Pikërisht në atë moment, Yamal nuk hezitoi dhe u drejtua menjëherë drejt tij. Leo e kuptoi menjëherë qëllimin e tij dhe u ngrit në këmbë. Më pas erdhi përqafimi mes të dyve, i gjatë dhe plot emocion.

Messi qante, Yamal e përqafoi 

Messi dhe Yamal u përqafuan, ndërsa dukej sikur mendonin për fatin e asaj fotografie të bërë shumë vite më parë, për kohën që kalon, për pluhurin e yjeve dhe për dy mashtruesit e mëdhenj që quhen triumf dhe humbje. Pamjet fiksuan në mënyrë simbolike kalimin e stafetës mes legjendës 39-vjeçare, që ka mbërritur në fund të rrugëtimit të saj, dhe talentit 19-vjeçar, i gatshëm të marrë vendin e tij edhe si fytyra ikonike e futbollit botëror.

Edhe pse ende shumë i ri, Yamal ka vendosur tashmë një rekord: është bërë futbollisti i parë në histori që fiton si Kampionatin Europian, ashtu edhe Kupën e Botës. Në këtë Botëror, ku mbërriti jo në gjendjen më të mirë për shkak të problemeve fizike, ylli i Barcelonës luajti të tetë ndeshjet, duke shënuar një gol. Në Europianin e Gjermanisë 2024, të fituar në moshën 17-vjeçare, Lamine luajti po ashtu të shtatë ndeshjet, shënoi një gol dhe dha katër asiste, mes tyre edhe një në finale.

Nga ana tjetër, Messi humbi mundësinë për të mbrojtur titullin me Argjentinën dhe për t’u bërë dy herë kampion bote, por edhe ai vendosi disa rekorde. Në moshën 39-vjeçare u bë futbollisti i fushës më i moshuar që luan si titullar në një finale Botërori (rekordi absolut mbetet i Dino Zoff me Italinë në vitin 1982), si edhe lojtari i dytë në histori që luan në tri finale Botërori, pas brazilianit Cafu.

Messi tregon çfarë i tha Yamal: “Është një njeri shumë i mirë”

“Ai më ngushëlloi duke më thënë vazhdimisht të mos qaja. Është një njeri shumë i mirë, me zemër të madhe”, shpjegoi Messi pas ndeshjes, kur u pyet se çfarë i kishte thënë Yamal gjatë përqafimit. Edhe pse nuk shkëlqeu siç ka bërë zakonisht, për shkak të mungesës së formës fizike pas dëmtimit, sulmuesi i ri spanjoll tregoi një përkushtim të jashtëzakonshëm për skuadrën. Luis de la Fuente e vlerësoi publikisht: “Dua të falënderoj Lamine. Ai luajti në një mënyrë krejtësisht ndryshe në këtë turne. I jemi mirënjohës për sakrificën që bëri për interesat e ekipit. Sipas mendimit tim, ai zhvilloi një Botëror fantastik.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI