Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Rama: Angazhohemi me çdo kosto për drejtësinë

Lapsi.al 29 May 2026

Në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Dibër, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe reformës në drejtësi, duke e cilësuar PS-në si forcën e vetme politike që ka marrë përsipër të garantojë funksionimin e demokracisë përmes ndarjes së pushteteve.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te gjuha e përdorur në politikë, duke deklaruar se, pavarësisht sulmeve dhe akuzave personale ndër vite, ai nuk i është kundërpërgjigjur kundërshtarëve me të njëjtën mënyrë.

Kryeministri solli në vëmendje edhe figurën e Fatos Nanos, ndërsa theksoi se ajo që e dallon Partinë Socialiste nga kundërshtarët politikë është, sipas tij, angazhimi i palëkundur për drejtësinë dhe barazinë para ligjit.

“Fatos Nano merre historinë e tij, një histori ku ka pasur edhe gjak. Shikoni se çfarë nuk është thënë dhe sa shumë është thënë për robt e shtëpisë sime dhe nuk ka pasur asnjëherë të vetme që unë të jem kthyer me robtë e shtëpisë së tyre. Jo se ne jemi më të butë, apo nuk dimë, por sepse ne jemi qytetarë të Europës në shpirt dhe jemi europianë në mendje. E kam gjetur mbi 100 vjeç në Kalanë e Dodës, sepse ashtu si fliste ai në atë kohë.

Ai ishte atje, por ishte europian në shpirt dhe me Europë në mendje. Çfarë na dallon si dy botë me të tjerët këtu në skenën kombëtare, na dallon angazhimi i paepur për shtetin e së drejtës, me çdo kosto. Cila forcë politike, mori përsipër që të dorëzonte te prokurorët drejtësinë.

Ne po e bëjmë demokracinë që të funksionojë, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe kostove. Të gjitha këto janë kostot e një ndërmarrje historike, që mund ta bëjë vetëm PS. Kur një pushtet pranon të goditet nga një pushtet tjetër si ai i drejtësisë, atëherë rruga e të drejtave dhe barazisë para ligjit është e sigurt”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI