Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

“Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë

Lapsi.al 15 October 2026

“Rama të dorëhiqet, parlamenti të

Partia Demokratike ka reaguar pas protestave të studentëve dhe të rinjve në Tiranë, duke deklaruar se qëndron në mbështetje të kërkesave të tyre dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës. Në një deklaratë zyrtare, grupi parlamentar i PD-së e cilëson lëvizjen studentore si shprehje të një pakënaqësie më të gjerë ndaj qeverisjes, korrupsionit dhe mungesës së perspektivës për të rinjtë.

Sipas demokratëve, protestat nuk lidhen vetëm me problematikat e arsimit, por janë kthyer në një reagim më të gjerë politik dhe shoqëror. PD ka kritikuar edhe ndërhyrjen e policisë gjatë protestave, duke pretenduar se disa studentë dhe të rinj kanë pësuar dëmtime të rënda. Partia kërkon që institucionet t’u përgjigjen kërkesave të protestuesve dhe të hetohen rastet e raportuara të dhunës. Në deklaratë, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie kujdestare për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe më pas shpërndarjen e Parlamentit.

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE.

Prej 48 orësh, Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës. Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja europiane.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të rejave, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë. Ne dënojmë fuqimisht dhunën shtazarake të Edi Ramës ndaj studentëve, që kanë kulmuar me thyrje të këmbëve, koçkave, fraktura të rënda në kokë, dhe dëmtime të tjera shumë të rënda. Në këto momente, detyra jonë politike dhe qytetare është e qartë: të jemi pranë protestuesve, të mbështesim kërkesat e tyre dhe të dëgjojmë zërin e një brezi që nuk pranon më të trajtohet me përbuzje nga pushteti.

Kur studentët janë në rrugë, kur universitetet përballen me bojkotin dhe kur kërkesat e tyre kërkojnë përgjigje politike, institucionet nuk mund të sillen sikur asgjë nuk po ndodh. Nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë një krize të thellë politike dhe shoqërore, ndërsa zëri i qytetarëve shpërfillet dhe kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje. Për ne, mesazhi është i qartë: studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Nuk mund të ketë fasadë normaliteti institucional kur qytetarët kërkojnë ndryshim dhe pushteti zgjedh të mos i dëgjojë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këtë moment vendimtar, qëndron përkrah kërkesave për:

Dorëheqje e menjëhershme e qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.Menjëherë më pas, vetshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim.Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënie si sulm ndaj vetes.

Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real. Sot, përgjegjësia është e qartë: të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe t’i hapet rrugë një zgjidhjeje politike që i kthen vendit legjitimitetin demokratik. Grupi Parlamentar i Partise Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një njeriu, e një qeverie apo e një pushteti. Shqipëria u përket qytetarëve të saj

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI