Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Refuzohet hetimi parlamentar i aferave të Roni Yeffet, Bardhi: Peleshi po shkel ligjin!

Lapsi.al 2 October 2026

Refuzohet hetimi parlamentar i aferave të Roni Yeffet, Bardhi: Peleshi po

Partia Demokratike akuzoi Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se po shkel afatet ligjore dhe po pengon shqyrtimin në seancë plenare të kërkesës së opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore “KAYO” sh.a.

Sipas deklaratës së Grupit Parlamentar të PD-së, opozita e ka paraqitur kërkesën prej më shumë se tre javësh, ndërsa mazhoranca nuk dha dakordësinë për ngritjen e Komisionit gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar më 17 shtator.

PD thotë se ligji parashikon që, pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, kërkesa duhet të kalojë për diskutim në seancë plenare jo më vonë se 15 ditë. Sipas opozitës, në mbledhjen e 17 shtatorit ishte rënë dakord, edhe me pëlqimin e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, që çështja të shqyrtohej më 5 tetor, të cilën PD e konsideron ditën e fundit të afatit.

Por opozita pretendon se mazhoranca po kërkon ta shtyjë sërish diskutimin, një veprim që PD e cilëson “arbitrar” dhe “të paligjshëm”.

Sipas demokratëve, shtyrja merr një rëndësi të veçantë pas raportimeve se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të një hetimi penal që lidhet me kompaninë “KAYO” sh.a. PD pretendon se pikërisht për këtë arsye Kuvendi po përpiqet të shmangë diskutimin e çështjes në seancën e së hënës.

“Në këtë moment, kur transparenca parlamentare do të duhej të ishte më e madhe se kurrë, Kryetari i Kuvendit zgjedh të shmangë një çështje me rëndësi publike dhe të mos respektojë detyrimet ligjore që lidhen me shqyrtimin e kërkesës për Komision Hetimor”, thuhet në deklaratë.

Opozita e lidh çështjen edhe me respektimin e të drejtave kushtetuese të pakicës parlamentare, duke ngritur pikëpyetje për rolin e saj në Kuvend nëse kërkesat për komisione hetimore nuk shqyrtohen sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj me forcë shkeljen e ligjit nga Kryetari i Kuvendit dhe i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të garantojë të drejtat kushtetuese të opozitës”, vijon deklarata.

Në fund, PD drejton akuza të drejtpërdrejta ndaj Peleshit, duke pretenduar se ai po vepron në funksion të interesave politike të mazhorancës dhe jo si garant institucional i funksionimit të Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit nuk duhet të jetë zbatues i vullneteve politike të mazhorancës, por garant i funksionimit të rregullt të institucionit që drejton. Niko Peleshi duhet të dijë që nga përgjegjësia personale e shpëton respekti ndaj ligjit dhe jo zbatimi i urdhrave të verbër të Taulant Ballës apo Edi Ramës, për kalkulime ditore politike”, përfundon deklarata e opozitës.

Statusi i plotë i Gazment Bardhit

Për më shumë se tre javë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e veprimtarisë së kompanisë shtetërore “KAYO”. Mazhoranca nuk dha dakordësinë për ngritjen e këtij komisioni në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026.

Ligji përcakton se, pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, çështja duhet të kalojë për diskutim në seancë plenare jo më vonë se 15 ditë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos, me dakordësinë e Niko Peleshit, që kjo çështje të shqyrtohej në seancë plenare më 5 tetor 2026, pikërisht ditën e fundit të afatit.

Por edhe këtu, mazhoranca zgjedh ta shtyjë diskutimin, në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme. Kjo për shkak se, është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe Kuvendi duhet t’I shmanget kesaj teme këtë të hënë.

Në fakt, në këtë moment, kur transparenca parlamentare do të duhej të ishte më e madhe se kurrë, Kryetari i Kuvendit zgjedh të shmangë një çështje me rëndësi publike dhe, të mos respektojë detyrimet ligjore që lidhen me shqyrtimin e kërkesës për Komision Hetimor.

Kur Kryetari i Kuvendit zgjedh që, përballë një çështjeje me interes të lartë publik, të mos zbatojë detyrimet që burojnë nga ligji, lind një pyetje themelore: si garantohet funksionimi demokratik i institucioneve?

Kur në Kuvendin e Shqipërisë injorohen të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare, lind një tjetër pyetje: cili është realisht roli i opozitës në Parlament?

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj me forcë shkeljen e ligjit nga Kryetari i Kuvendit dhe i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të garantojë të drejtat kushtetuese të opozitës.

Kryetari i Kuvendit nuk duhet të jetë zbatues i vullneteve politike të mazhorancës, por garant i funksionimit të rregullt të institucionit që drejton. Niko Peleshi, duhet të dijë, që nga përgjegjësia personale e shpëton respekti ndaj ligjit, dhe jo zbatimi i urdhrave të verbër të Taulant Ballës apo Edi Ramës, për kalkulime ditore politike.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI