Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

REPLIKAT/ Jorida Tabaku përplaset me Agjencinë e Propagandës për një “mesazh” të Ramës

Lapsi.al 30 August 2026

Agjencia për Media dhe Informim e qeverisë, e njohur ndryshe edhe si “Agjencia e Propagandës” është angazhuar këtë të diel në një replikë me deputeten e PD-së Jorida Tabaku.

Kjo e fundit kishte shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë të kryeministrit Rama për çështjen e Zonave të Mbrojtura që rezulton të mos jetë e bërë prej kreut të qeverisë. Kaq ka mjaftuar dhe Agjencia e Propagandës të “japë alarmin”.  

“Znj. Jorida Tabaku ka ripostuar një status të paqenë, të atribuar në mënyrë të rreme Kryeministrit Edi Rama. Do të ishte e udhës që, për hir të së vërtetës dhe respektit ndaj publikut, znj. Tabaku ta tërhiqte këtë ripostim dhe t’u kërkonte ndjesë të gjithë atyre që mund të kenë rënë në kurthin e këtij falsifikimi.

Në sqarim të medias dhe opinionit publik, bëjmë me dije se përmbajtja e atij teksti nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk është publikuar nga Kryeministri Edi Rama. Përpjekje të tilla për të fabrikuar deklarata dhe për t’ua atribuar ato zyrtarëve publikë janë një tjetër shembull i keqinformimit që synon të manipulojë opinionin publik” – thuhej në një reagim të MIA.

Pak orë më pas erdhi reagimi i deputetes së PD-së që e fshiu postimin duke bërë edhe një sqarim. 

“Një imazh që qarkulloi në rrjet mobilizoi menjëherë Agjencinë e Medias dhe kryeministrin. Ndërsa një imazh sqarohet me një reagim; një ligj që bie ndesh me standardet europiane korrigjohet me votë në Kuvend duke zhbërë amendimet. Kërkesa e Parlamentit Europian për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura është zyrtare dhe e qartë. Nuk është as dezinformim, as pavërtetësi dhe nuk mund të fshihet pas zhurmës së rrjeteve sociale.

Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë rreth një imazhi te rremë. Ka nevojë për përgjigje mbi faktet. Shfuqizo ligjin për zonat e mbrojtura! Këtë duan shqiptarët, këtë kërkojnë protestuesit, kjo i duhet Shqipërisë, këtë na dikton Europa tani. Kryeministri duhet t’i përgjigjet kësaj kërkese, sepse ora e integrimit europian vazhdon dhe Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur as kohë për propagandë” – thuhet në reagimin e Tabakut.

Ky sqarim i saj nuk ka mjaftuar për “Agjencinë e Propagandës” që nuk i ka pëlqyer përgjigja.

“MIA përshëndet fshirjen e mesazhit dizinformues nga znj. Tabaku. Duke qenë se znj. Tabaku, në vend të një ndjese ndaj audiencës së cilës i përcolli informacionin e rremë, zgjodhi të ironizojë MIA-n për angazhimin e saj në luftën kundër dizinformimit, përfitojmë nga rasti t’u kujtojmë të gjithëve se detyra jonë si Agjenci është e pandarë nga përgjegjësia për të identifikuar, verifikuar dhe saktësuar përmbajtjet dizinformuese” – shkruan MIA. ©LAPSI.al  

 

 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI