Flash

Richard Gere kritikon marrëveshjen Itali - Shqipëri për emigrantët: Shqetësuese!

Lapsi.al 6 October 2026

Richard Gere kritikon marrëveshjen Itali - Shqipëri për

Aktori amerikan Richard Gere ka rikthyer debatin mbi politikat e migracionit në Itali, duke kritikuar përdorimin e ndalimit, dëbimeve dhe zhvendosjes së kontrollit kufitar jashtë territorit të Bashkimit Evropian.

Në një video të publikuar më 5 tetor nga organizata ActionAid, Gere ka kritikuar në mënyrë të veçantë modelin e ngritur nga Italia në Shqipëri për trajtimin e emigrantëve.

“Frika po zëvendëson dhembshurinë”, shprehet aktori, duke argumentuar se njerëzit po reduktohen në “numra, probleme ose kërcënime”.

Gere thotë se ndalimi dhe deportimi po paraqiten gjithnjë e më shumë si zgjidhje normale për menaxhimin e migracionit. Sipas tij, kjo mund të bëhet pa cenuar të drejtën për azil dhe pa i trajtuar të drejtat e njeriut si pengesë.

Duke iu referuar marrëveshjes Itali-Shqipëri, aktori deklaron se ky model përfaqëson një zhvendosje të kontrollit të migracionit jashtë kufijve të BE-së.

“Në Itali, ky drejtim mund të shihet në përdorimin në rritje të qendrave të paraburgimit dhe në modelin e zhvilluar me Shqipërinë”, shprehet Gere, duke paralajmëruar se ajo që po ndodh në Shqipëri mund të shërbejë si model për politikat e ardhshme evropiane të migracionit.

Richard Gere është përfshirë prej vitesh në çështjen e emigracionit. Në vitin 2019 ai vizitoi anijen e shpëtimit Open Arms, e cila ishte bllokuar në Mesdhe, ndërsa më pas, në Lampedusa, i bëri thirrje qeverisë italiane të ndalonte “demonizimin e njerëzve”.

Videoja e re u publikua pak ditë pasi ActionAid dhe Universiteti i Barit prezantuan raportin “Trattenuti”, i cili analizon funksionimin e qendrave italiane të riatdhesimit dhe politikat e dëbimit.

Sipas të dhënave të raportit, Italia kreu 4,784 riatdhesime të detyruara gjatë vitit 2025, ndërsa në qendrat e riatdhesimit u regjistruan 6,835 persona. Vetëm 25.3% e tyre u riatdhesuan. Raporti thekson gjithashtu se riatdhesimet nga këto qendra kanë rënë me 45.1% krahasuar me vitin 2022.

Deklaratat e Gere kanë shkaktuar reagime edhe në Itali, veçanërisht në mediat e krahut të djathtë, të cilat e kanë kritikuar qëndrimin e aktorit dhe kanë argumentuar se shifrat tregojnë për vështirësitë e sistemit në realizimin e dëbimeve, dhe jo domosdoshmërisht për dështimin e vetë politikës së ndalimit.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI