Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Rikthim i bujshëm, Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë: ja pse ende nuk mund të zyrtarizohet

Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Kombëtares italiane, të cilit do t’i besohet detyra për të ndërtuar Italinë dhe për ta çuar deri në Kampionatin e ardhshëm Europian

Lapsi.al 8 June 2026

Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Kombëtares italiane, të cilit do t’i besohet detyra për të ndërtuar Italinë dhe për ta çuar deri në Kampionatin e ardhshëm Europian, duke hedhur bazat për kualifikueset e Botërorit 2030. Puna e Stefano Baldini ka përfunduar pas dy fitoreve në miqësoret kundër Luksemburgut dhe Greqisë: grupi i tij i të rinjve e përmbushi misionin dhe tani do t’ia dorëzojë stafetën trajnerit që i dhuroi trofeun e fundit Axurrëve.

Mancini ka fituar garën ndaj Antonio Conte, kandidatit tjetër të fortë për pankinën, por rikthimi i tij në Kombëtare nuk do të zyrtarizohet në një kohë të shkurtër. Duhet pritur zgjedhja e presidentit të ri federal, me Giovanni Malago në avantazh ndaj Giancarlo Abete, dhe vetëm pas kësaj do të mund të nisë rindërtimi i futbollit italian, duke filluar pikërisht nga zgjedhja e trajnerit që do të mbushë boshllëkun e lënë nga Gennaro Gattuso pas moskualifikimit në Botëror.

Italia ka zgjedhur teknikun Mancini

Rrethi i emrave ishte ngushtuar në dy profile me përvojë, njohje të vjetra që kishin lënë tashmë gjurmë te Kombëtarja. Në fund fitoi Mancini, trajneri i Euro 2020, që përkon me suksesin e fundit të Italisë përpara dy mungesave të reja në Botëror. Ai do të rikthehet në një skuadër të sprovuar dhe thellësisht të ndryshuar nga hera e fundit kur e drejtoi, dhe do të ketë detyrën të hedhë themelet për një cikël të ri.

Vendimi është marrë dhe edhe detajet janë sistemuar: ai do të firmosë një kontratë katërvjeçare, deri në vitin 2030, me rreth 2 milionë euro në sezon, shifra dukshëm më të ulëta se ato të kërkuara nga Conte. Ai do të duhet t’i udhëheqë Axurrët drejt Europianit 2028 dhe të sigurojë kualifikimin për Botërorin e ardhshëm për të mbyllur katërvjeçarin e tij, një objektiv i panegociueshëm.

Pse ende nuk është bërë njoftimi zyrtar

Zgjedhja është bërë dhe, përveç ndonjë ndryshimi të papritur, Mancini është gati të rikthehet në pankinën e Italisë. Por për njoftimin duhet pritur edhe pak për të respektuar afatet burokratike dhe një datë për t’u shënuar është 22 qershori, kur do të zgjidhet presidenti i ri i FIGC.

Malagò është në avantazh dhe ka në favor miqësinë e hershme me trajnerin e ri, me të cilin pritet të bashkëpunojë së shpejti. Nëse do të fitonte Abete, situata mund të ndryshonte, por nuk përjashtohet që zgjedhja e trajnerit të mbetet e njëjtë. Për më tepër, Mancini duhet të zgjidhë kontratën e tij me Al Sadd përpara se të nisë këtë aventurë të re.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI