Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Rrahja nga Tchouameni ka lënë gjurmë: del video që tregon shenjën në ballin e Valverde

Ngjarja u konsiderua e mbyllur me përfundimin e sezonit, por për herë të parë një video ka treguar shenjën në kokën e mesfushorit Valverde.

Lapsi.al 5 June 2026


Real Madrid e mbylli kampionatin me një dhomë zhveshjeje të shkatërruar dhe me konflikte të brendshme që përçanë ambientin, duke çuar në shkarkimin e teknikut Arbeloa dhe nisjen e një epoke të re me portugezin José Mourinho, i vetmi që konsiderohet i aftë për të mbledhur copat e këtij katastrofe.

Problemi i fundit i madh për t’u menaxhuar ishte përleshja në dhomat e zhveshjes mes Federico Valverde dhe Aurélien Tchouameni, e shpërthyer në fillim të majit për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër gjatë stërvitjes. Uruguaiani pësoi një goditje në kokë dhe përfundoi në spital, por më pas deklaroi se nuk kishte marrë një grusht nga shoku i skuadrës. Versioni i të dyve mbetet i paqartë, por drejtuesit e “Los Blancos” arritën ta qetësojnë situatën duke ndëshkuar të dy protagonistët me një gjobë të rëndë. 

Ngjarja u konsiderua e mbyllur me përfundimin e sezonit, por për herë të parë një video ka treguar shenjën në kokën e mesfushorit Valverde. Ajo vihet re në një video të realizuar nga berberi i tij pas prerjes së fundit të flokëve në prag të Botërorit: një shenjë e kuqe, e pamundur për t’u fshehur, pikërisht në ballë, pranë vijës së flokëve.

Valverde ka mbetur me një shenjë pas përplasjes me Tchouameni

Sipas versionit zyrtar të dhënë nga uruguaiani, i cili konfirmoi debatin, ai përfundoi në spital pasi goditi aksidentalisht një tavolinë të vogël, duke pësuar një plagë në kokë. Ai shkoi për të marrë ndihmën mjekësore dhe për të qepur plagën, pa akuzuar asnjëherë francezin Tchouameni se e kishte goditur qëllimisht. Valverde konfirmoi se kishte pasur një konflikt gjatë stërvitjes, si pasojë e lodhjes dhe vështirësive të momentit, por e shfajësoi shokun e skuadrës, duke përgënjeshtruar versionin fillestar të ngjarjes.

Mbi historinë vazhdon të ketë pak qartësi, por në lëkurën e tij ka mbetur ende gjurma e asaj përleshjeje. Shenja u shfaq për herë të parë, ndoshta krejt pa dashje, nga berberi që i preu flokët para fillimit të Botërorit. Ajo mbetet qartësisht e dukshme në ballë dhe ushqen edhe më shumë misterin mbi atë që ndodhi vërtet gjatë asaj stërvitjeje problematike. Është shenja e katastrofës së fundit te Real Madrid, që nga sezoni i ardhshëm do të duhet të hapë një faqe të re për t’u rikthyer në rrugën e suksesit pas dy vitesh pa trofe.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI