Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Rritja ekonomike penalizon të varfrit: numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike ra 21% në 3 vjet

Shqipëria ende ka nivelin më të lartë të varfërisë në shkallë europiane, teksa qeveria shqiptare ka shmangur politikat sociale duke lënë në mëshirë të fatit mijëra familje me pensione të ulëta dhe me ndihme ekonomike. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tre vitet e fundit nga 2023 në 2025 numri i familjeve që […]

Lapsi.al 14 October 2026

Rritja ekonomike penalizon të varfrit: numri i familjeve që marrin

Shqipëria ende ka nivelin më të lartë të varfërisë në shkallë europiane, teksa qeveria shqiptare ka shmangur politikat sociale duke lënë në mëshirë të fatit mijëra familje me pensione të ulëta dhe me ndihme ekonomike.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tre vitet e fundit nga 2023 në 2025 numri i familjeve që trajtohen me ndihme ekonomike ka rënë me 21 për qind. Vitin e kaluar rezultonin 43,648 familje që trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga 55,410 të tilla në vitin 2023.

Por në vend që të rritej pagesa për familjet ekzistuese, qeveria vendosi të shkurtojë fondet për ndihmën duke lënë të pandryshuar masën e përfitimit mujor prej 7253 lekësh.

Fondi i ndihmës ekonomike u ul nga 4,8 miliardë lekë në vitin 2023 në 3,8 miliardë lekë vitin e kaluar me tkurrje gjithashtu 21%.

Ndërsa numri i familjeve dhe fondi janë reduktuar, vlera e përfitimit për familje është 7.253 lerë në vitin 2025 pothuajse në të njëjtin nivel më dy vite më parë.

Kjo do të thotë se ulja e fondit është reflektuar kryesisht në numrin më të vogël të familjeve që përfitojnë, dhe jo në përfitime më të larta që merr secila familje.

Krahasimi me standardin ndërkombëtar e bën edhe më të dukshëm nivelin e ulët të kësaj pagese. Banka Botërore ka vendosur 8,30 dollarë në ditë për person, me çmime dhe paritet të fuqisë blerëse të vitit 2021, si pragun e varfërisë për vendet me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Pragu prej 8,30 dollarësh nënkupton 58,10 dollarë në javë ose rreth 249 dollarë në muaj për person. Ndërsa pagesa mesatare e ndihmës ekonomike në Shqipëri është vetëm 7.253 lekë në muaj për familje, çka do të do të thotë se qeveria i trajton pjesën më të varfër të popullsisë në mënyrë aspak dinjitoze dhe shume poshtë standardit të mbijetesës.

Shqipëria nuk e ka të përcaktuar pragun kombëtar të varfërisë, por me rritjen e kostove të jetesës sidomos pas pandemisë, pagesa prej 7,2 mijë lekësh në muaj nuk mbulon as faturat mujore të energjisë dhe ujit dhe as nuk mjafton për të përmbushur as nevojat bazike të jetesës.

Partnerët ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimet rutine për Shqipërinë kanë rekomanduar forcimin e mbrojtjes sociale dhe një rishpërndarje me të balancuar nga të ardhurat që po gjeneron rritja ekonomike. Të dhënat zyrtare tregojnë se përkundrazi pjesa më e varfër e shoqërisë nuk po përfiton aspak nga rritja e ekonomisë dhe të ardhurave buxhetore./B.Hoxha

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI