Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Sa ditë reziston Rama? Ç'na mëson historia mbi protestat që rrëzojnë pushtetin

Lapsi.al 16 June 2026

Sot në Tiranë mbahet protesta e 17-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Ndërsa kryeministri dhe mazhoranca vazhdojnë të minimizojnë rëndësinë e saj, historia politike e dekadave të fundit tregon se protestat që rrëzojnë qeveritë rrallë japin rezultat brenda pak ditësh. 

Madje, në disa raste, pushtetet kanë rënë pikërisht kur dukej se kishin kaluar fazën më të vështirë. 

Lapsi.al ka përgatitur një listë të protestave të viteve të fundit që kanë pasur sukses në rrëzimin e qeverive. Një nga shembujt më të njohur është Egjipti. Në janar të vitit 2011, miliona njerëz dolën në rrugë kundër presidentit Hosni Mubarak. Regjimi rezistoi vetëm 18 ditë. Më 11 shkurt, Mubarak dha dorëheqjen pas gati 30 vitesh në pushtet.

Pak javë më parë kishte rënë edhe presidenti tunizian Zine El Abidine Ben Ali. Protestat nisën më 17 dhjetor 2010 dhe pas 29 ditësh ai u largua nga vendi, duke i hapur rrugën asaj që më pas u quajt “Pranvera Arabe”.

Në Armeni, në vitin 2018, kryeministri Serzh Sargsyan u dorëzua pas vetëm 11 ditësh protestash masive. Pavarësisht kontrollit që kishte mbi shtetin, presioni i vazhdueshëm i qytetarëve e detyroi të japë dorëheqjen.

Por ka edhe raste kur qeveritë kanë rezistuar shumë më gjatë.

Në Ukrainë, revolucioni i njohur si Euromaidan zgjati 94 ditë. Protestat nisën në nëntor 2013 dhe vetëm në shkurt 2014 presidenti Viktor Janukoviç u largua nga pushteti. 

Edhe më gjatë rezistoi presidenti sudanez Omar al-Bashir. Protestat kundër tij vazhduan 114 ditë përpara se ushtria ta rrëzonte në prill 2019, pas tre dekadash në pushtet.

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Sri Lanka në vitin 2022. Demonstratat kundër presidentit Gotabaya Rajapaksa zgjatën 106 ditë, derisa ai u detyrua të largohej nga vendi dhe të jepte dorëheqjen.

Historia tregon se nuk ekziston një formulë për kohëzgjatjen e protestave. Disa qeveri janë rrëzuar pas 11 ditësh, disa pas 18 apo 29 ditësh, ndërsa të tjera kanë rezistuar për muaj të tërë.

Sot protesta në Tiranë hyn në ditën e 17-të. Në krahasim me disa nga protestat që kanë ndryshuar historinë politike të vendeve të tjera, ajo mund të konsiderohet ende në fazat e para të saj, edhe pse për Shqipërinë kohëzgjatja e "Revolucionit të Pelikanëve" ka thyer rekord. 

Pyetja mbetet e njëjtë. Sa gjatë mund të rezistojë Edi Rama përballë një proteste që vazhdon çdo ditë? ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI