Flash

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

Lapsi.al 8 October 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij

Ish-presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, mund të përballen me akuza të reja në SHBA për torturimin e shtetasve amerikanë në burgjet e Venezuelës. Sipas CNN, prokurorët në Nju Jork pritet t’i nxjerrin akuzat këtë të enjte. Hetimi përfshin më shumë se 12 amerikanë të burgosur gjatë qeverisjes së Maduros.

Disa prej të liruarve kanë denoncuar goditje elektrike, kërcënime, izolim dhe keqtrajtime. Edhe OKB-ja ka dokumentuar praktika torturash në burgjet venezueliane. Maduro dhe Flores u kapën gjatë një operacioni amerikan në janar. Ata mbahen në Nju Jork dhe janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave ekzistuese për narkoterrorizëm. Ndërkohë, mbrojtja e Flores do të kërkojë arrest shtëpie, ndërsa avokati i Maduros kundërshton ligjshmërinë e arrestimit. Akuzat e reja ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Të këshilluara

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI