Flash

Shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi, arrestohen dy persona

Lapsi.al 25 August 2026

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi.

Në kuadër të operacionit “Ruloti” janë arrestuar F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Këta persona u kapën në flagrancë në afërsi të një beach bar-i, në fshatin Dhërmi, me doza të lëndëve të dyshuara kokainë dhe kanabis, që i posedonin me qëllim shitjen.   Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit F. B. dhe në rulotin ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza Kokaine dhe Cannabisi dhe automjeti i 31-vjeçarit.

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Ruloti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shitnin doza Kokaine dhe Cannabisi, në fshatin Dhërmi.  Sekuestrohen rreth 150 doza të lëndëve të dyshuara Kokainë dhe Cannabis Sativa dhe 1 automjet. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në Dhërmi, finalizoi operacionin e koduar “Ruloti”.  

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një beach bar-i, në fshatin Dhërmi, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, që i posedonin me qëllim shitjen. Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit F. B. dhe në rulotin ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.     

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza Kokaine dhe Cannabisi dhe automjeti i 31-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI