Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Shoqatat e Transportit kërkojnë zgjatje të kompensimit, paralajmërojnë rishikim të numrit të mjeteve

Lapsi.al 12 August 2026

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për disbursimin e kompensimit për karburantin për muajt mars, prill dhe maj 2026.

Në një letër drejtuar ministrive të Financave, të Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjetikës, Pushtetit Vendor dhe BashkisëTiranëngrenë shqetësimin se pavarësisht se kanë plotësuar dokumentacionin ende nuk kanë përfituar masën financiare tëkompensimit të naftës. 

Vendimi i miratuaur më herët nga qeveria parashikon kompensim tëoperatorëve të transportit publik në masën 50 lekë për litër karburant, për sasinë e karburantit të konsumuar gjatë muajve mars, prill dhe maj 2026.

Në letër theksohet se operatorët kanë përmbushur detyrimet që lidhen me dokumentimin e aktivitetit të transportit, sasitë e karburantit të konsumuar dhe elementet e tjera të kërkuara për përfitimin e kompensimit. Por pavarësisht përmbushjes së këtyre procedurave dhe faktit që masa e kompensimit është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, operatorët vijojnë të mos kenë përfituar financiarisht kompensimin për të tre muajt, mars, prill dhe maj 2026.

“Kjo situatë po krijon vështirësi të konsiderueshme në administrimin financiar të operatorëve, të cilët, në pritje të zbatimit të vendimit dhe disbursimit të kompensimit, kanë vijuar të përballojnë me burimet e tyre financiare kostot e aktivitetit, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit të transportit publik për qytetarët”, theksohet në letër.

Sipas opertaorëve çmimi i karburantit vijon të qëndrojë në nivele të krahasueshme me ato të muajve për të cilët u miratua kompensimi, duke ruajtur të njëjtën barrë financiare mbi operatorët.

Në letër theksohet se situata bëhet edhe më problematike për shkak të dy faktorëve që tashmë veprojnë njëkohësisht:

nga njëra anë, kompensimi i miratuar për muajt mars, prill dhe maj 2026 nuk është disbursuar ende;

nga ana tjetër, çmimet e karburantit vazhdojnë të mbeten në nivele të larta edhe pas periudhës së mbuluar nga VKM-ja.

“Për rrjedhojë, operatorët janë duke u përballur me një mungesë të vazhdueshme likuiditeti dhe me rritje të kostove operative, duke cenuar drejtpërdrejt mundësinë për të mbajtur në qarkullim të gjithë flotën e mjeteve të nevojshme për realizimin normal të shërbimit publik.

Përveç disbursimit të menjëhershëm të shumës së miratuar për muajt mars, prill dhe maj, dy shoqatat kërkojnë që skema e mbështetjes financiare të vijojë edhe pas muajit maj 2026, për sa kohë që çmimet e karburantit dhe kushtet ekonomike që justifikuan ndërhyrjen e qeverisë vazhdojnë të jenë të pranishme”, theksohet ndër të tjera në letër.

Shoqatat kërkojnë gjithashtu informacion zyrtar mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i kompensimit, arsyet e vonesës dhe një afat konkret për realizimin e pagesave.

Shoqatat e Transportit paralajmërojnë se situata mund të ndikojë edhe në kapacitetet operative të operatorëve.

“Në rast se nuk do të ketë një reagim konkret dhe në kohë nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës, operatorët e përfaqësuar nga të dyja shoqatat do të detyrohen të rishikojnë kapacitetet operative dhe numrin e mjeteve të transportit publik që mund të nxjerrin në qarkullim, në përputhje me mundësitë reale financiare dhe operative të secilit operator.

Një masë e tillë nuk përbën zgjedhjen e dëshiruar të operatorëve dhe as të shoqatave, pasi do të ndikonte drejtpërdrejt në frekuencën dhe kapacitetin e shërbimit të transportit publik.

Megjithatë, në mungesë të mbështetjes financiare të miratuar dhe përballë vijimit të kostove të larta të karburantit, operatorët nuk mund të ngarkohen në mënyrë të pakufizuar me financimin nga burimet e tyre të një diference kostoje që cenon qëndrueshmërinë ekonomike të aktivitetit.

Për këtë arsye, kërkojmë ndërhyrjen tuaj urgjente për realizimin e kompensimit tashmë të miratuar për muajt mars, prill dhe maj 2026, ashtu edhe për marrjen e një vendimi mbi vijimin e mbështetjes financiare për periudhën pasuese, për sa kohë që vazhdojnë të ekzistojnë kushtet ekonomike dhe çmimet e karburantit që kanë shërbyer si bazë për miratimin e VKM-së nr. 341, datë 13.05.2026.

Duke vlerësuar rëndësinë sociale dhe ekonomike të transportit publik dhe ndikimin që çdo reduktim i kapaciteteve do të kishte mbi qytetarët, presim trajtimin me prioritet të kësaj kërkese dhe një përgjigje konkrete nga institucionet përgjegjëse.”/Monitor.al

 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI