Flash

Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave

Lapsi.al 12 August 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Kolumbinë më 10 gusht, duke konfirmuar se deri tani nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur.

Përmes një njoftimi, MEPJ bëri të ditur se po ndjek në vazhdimësi situatën përmes Ambasadës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon edhe Kolumbinë. Autoritetet shqiptare vijojnë kontaktet me institucionet kolumbiane për të verifikuar gjendjen e shtetasve shqiptarë që ndodhen në vend.

Sipas të dhënave të fundit, tërmeti me magnitudë 7.4, me epiqendër pranë San José del Palmar, në perëndim të Kolumbisë, ka shkaktuar të paktën 254 viktima dhe mbi 570 të plagosur. Ndërkohë, rreth 3,800 persona rezultojnë të humbur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në zonat e prekura. 

Shërbimi Gjeologjik Kolumbian e ka cilësuar lëkundjen si një nga tërmetet më të fuqishme të regjistruara në vend gjatë shekullit XXI.

MEPJ thekson gjithashtu se, bazuar në informacionet e deritanishme, nuk janë raportuar dëmtime në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi apo që janë në pritje të procedurave të ekstradimit.

“Deri në këto momente, nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur si pasojë e tërmetit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Autoritetet shqiptare dhe Ambasada në Brazil do të vijojnë komunikimin me palën kolumbiane dhe verifikimin e situatës.

Shtetasit shqiptarë në Kolumbi që kanë nevojë për asistencë konsullore si pasojë e tërmetit mund të kontaktojnë numrin e emergjencës së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI