Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Shqipëria renditet pranë fundit/ Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan

Lapsi.al 23 September 2026

Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në të gjithë botën, por ritmi i përhapjes mbetet shumë i pabarabartë mes vendeve. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia kryeson për përdorimin e ChatGPT, ndërsa Shqipëria renditet pranë fundit të rajonit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore.

Në maj 2025, Serbia regjistroi 231 vizita në ChatGPT për çdo 100 përdorues interneti, niveli më i lartë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në krahasim. Pas saj renditej Maqedonia e Veriut, me 166 vizita për 100 përdorues interneti, ndërsa, Mali i Zi, kishte 146 vizita.

Shqipëria regjistroi 142 vizita për 100 përdorues interneti, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën, me 134 vizita. Krahasuar me disa ekonomi të zhvilluara, përdorimi i ChatGPT në rajon mbetet më i ulët. Gjermania regjistronte 274 vizita për 100 përdorues interneti, Franca 262, Spanja 254 dhe Suedia 351. Në Australi treguesi arrinte në 447 vizita, ndërsa në SHBA në 245.

Dallimet në përdorimin e iA-së kanë rëndësi edhe për ekonominë. Banka Botërore e konsideron inteligjencën artificiale një teknologji transformuese, me potencial për të rritur produktivitetin, për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe për të ndryshuar mënyrën se si organizohet puna dhe ofrohen shërbimet.

Përdorimi i iA-së mund të ulë kohën dhe koston e kryerjes së një sërë procesesh, të ndihmojë bizneset në automatizimin e detyrave dhe analizën e të dhënave dhe të rrisë produktivitetin e punonjësve. Ndikimi pritet të shtrihet në sektorë të ndryshëm, nga arsimi dhe shërbimet te bujqësia dhe aktivitetet profesionale.

Për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, ku produktiviteti dhe konkurrueshmëria mbeten sfida afatgjata, përhapja më e shpejtë e teknologjive të iA-së mund të ndikojë edhe në aftësinë e bizneseve për të konkurruar me kompanitë e vendeve më të zhvilluara.

Por Banka Botërore paralajmëron se përfitimet nga iA-ja nuk shpërndahen automatikisht. Vendet që kanë infrastrukturë dixhitale më të dobët, më pak aftësi teknologjike dhe kapacitete më të kufizuara llogaritëse rrezikojnë të mbeten pas ekonomive që e përvetësojnë teknologjinë më shpejt.

Kostoja e aksesit në internet mbetet një nga pengesat kryesore në ekonomitë më të varfra. Sipas Bankës Botërore, në vendet me të ardhura të ulëta një paketë celulare prej 5 GB mund të kushtojë më shumë se 15% të buxhetit mesatar të një personi./Monitor

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI