Flash

Sot luhet derbi Partizani–Tirana, me dilema dhe problem: shumë pikëpyetje edhe te Vllaznia-Dinamo

Abissnet Superiore zbriti në fushë për dy ndeshjet e para të javës së gjashtë, ndërsa tre sfidat e tjera kompletojnë programin me një sfidë që natyrshëm merr gjithë vëmendjen: derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Lapsi.al 11 October 2026

Sot luhet derbi Partizani–Tirana, me dilema dhe problem: shumë

Pas pauzës për shkak të impenjimeve të kombëtares, futbolli i klubeve rikthehet në skenë. Abissnet Superiore zbriti në fushë për dy ndeshjet e para të javës së gjashtë, ndërsa tre sfidat e tjera kompletojnë programin me një sfidë që natyrshëm merr gjithë vëmendjen: derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Siparin e ngre Laçi dhe Egnatia, që zbresin në fushë në orën 13:30, përpara se e gjithë vëmendja të zhvendoset në kryeqytet. Në 18:30, Partizani dhe Tirana përplasen në derbin që gjithmonë prodhon histori, emocione dhe tension. Dy skuadra me ambicie të mëdha, por edhe me nevojën për të marrë një rezultat që mund të ndikojë ndjeshëm në vazhdimësinë e kampionatit, duke qenë se starti nuk ishte ai i duhuri. 

Në të njëjtën orë luhet edhe një tjetër takim me shumë interes. Vllaznia pret Dinamon, në një përballje mes dy emrave të rëndësishëm të futbollit shqiptar, ku pikët janë po aq të rëndësishme sa prestigji. Pesë ndeshje, një fundjavë e plotë dhe një Superiore që rikthehet aty ku e la: me garën të hapur dhe çdo pikë gjithnjë e më të çmuar.

E SHTUNË

AF Elbasani 1-1 Vora

Teuta 2-0 Skenderbeu

E DIELË

13:30 Laci - KF Egnatia

18:30 Partizani - KF Tirana

18:30 Vllaznia - FC Dinamo

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI