Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Takimi, Kurti dhe Abdixhiku pa marrëveshje

Lapsi.al 11 July 2026

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten bisedime në përpjekje për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të qershorit. Derisa takimi nuk solli ndonjë përparim konkret, të dy liderët thanë se dëshirojnë t’i japin fund krizës institucionale dhe politike që e ka goditur vendin për gati dy vjet, duke i shmangur ato që do të ishin zgjedhjet e katërta radhazi parlamentare gjatë kësaj periudhe. Si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku, thanë do të zhvillojnë bisedime të mëtutjeshme në ditët në vijim. Duke folur për media pas takimit, Kurti tha se ndihet optimist dhe shpresëdhënës se do të ketë marrëveshje, pavarësisht se takimi i parë nuk solli ndonjë përparim konkret.

“I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive, për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, kryesinë e Kuvendit të Republikës e më pastaj edhe për qeveri në mandat të ri dhe për president apo presidente në mandat të ri. Kemi diskutuar për të gjitha këto. Pra nuk ka temë të cilën nuk e diskutuam, por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo ndonjë të arritur të cilën do të mund ta ndanim me juve së bashku këtu. Unë jam optimist për rrugën përpara. Jam me shpresë që racionaliteti i cili po mbizotëron do të vazhdojë të ekzistojë në këto takime, prandaj edhe po theksoj që është takimi i parë meqë do të ketë edhe takime të tjera”.

 
Kurti theksoi se bisedoi me Abdixhikun dhe Osmanin për formimin e të gjitha institucioneve, por nguli këmbë se ka kohë edhe katër javë për konstituimin e Kuvendit, duke iu referuar afatit kushtetues i cili hyri në fuqi në fillim të kësaj jave pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. Abdixhiku, ndërkohë, tha pas takimit se “në këtë fazë u dakorduam të vazhdojmë me komunikim si formë e vetme e mundësisë së shmangen së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vendin tonë”. Ai shtoi se LDK-ja kërkon “stabilitet institucional dhe patjetër balancë demokratike, në të cilën të gjitha palët kontribuojnë me vetëdije të plotë për t’i ofruar vendit institucione të qëndrueshme”.

“Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional në Republikën e Kosovës dhe shmangien e domosdoshme të zgjedhjeve të ardhshme, të katërtat me radhë në më pak se një vit e gjysmë. Në këtë frymë u angazhuam për diskutime rreth parimeve thelbësore rreth të cilave duhet të zhvillohen këto diskutime, vlerave dhe ideve po ashtu programore rreth të cilave të dy palët kanë interes dhe në këtë fazë u dakorduam të vazhdojmë tutje me komunikim si formë e vetme e mundësisë së shmangies së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vendin tonë. Pra edhe një herë po them, të katërtat me radhë”, tha Abdixhiku.

Takimi i tyre vjen pasi partia kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), thanë se nuk do të jenë pjesë e bisedimeve me Kurtin.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI