Flash

Thirrjet për bojkot nuk ndalën nisjen e vitit akademik

Lapsi.al 5 October 2026

Thirrjet për bojkot nuk ndalën nisjen e vitit akademik

Sot, në 5 tetor, universitetet në vend nisën vitin e ri akademik 2026-2027, pavarësisht thirrjeve për bojkot që u shpërndanë në rrjete sociale dhe gjatë protestave të ditëve të fundit. Rreth 120 mijë studentë u rikthyen në auditore, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e universitetit. 

Aludimet

Aludimet për një bojkot të mundshëm të universiteteve kur të niste viti akademik nisën të qarkullonin mes protestuesve që në muajt e fundit të verës. 

Por nuk pati një thirrje dhe organizim zyrtar mes protestuesve për realizimin e këtij bojkoti.

Thirrja

Më 3 tetor, kur marshimi i protestës së 126-të u ndal para Ministrisë së Arsimi, protestues dhe studentë bënë thirrje për bojkotimin e mësimit dhe njoftuan një protestë të posaçme më 13 tetor, në orën 14:00, para ministrisë.

Paralelisht pati disa publikime që bënin thirrje për bojkot.

Dryni në UBT

Sipas postimeve të publikuara në rrjete sociale, mbrëmjen e së dielës ata vendosën dryn te hyrja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke shkruar se “çelësin e gjeni te Kryeministria”, pra tek protesta.

Ndërkohë, mëngjesin e së hënës dryni ishte hequr nga rojet ose personeli i universitetit. 

Protesta në UAMD

Ndërkohë, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës pati protestë. UAMD kishte njoftuar zyrtarisht hapjen e vitit akademik më 5 tetor në Kampusin Universitar, Godina e Re G3.

Gjatë paradites studentë të UAMD protestuan teksa pritej mbërritja e kryeministrit Edi Rama. 

Policia ndërhyri për të liruar rrugën ku pritej të kalonte eskorta, ndërsa transporti dhe akomodimi u përmendën si shqetësime kryesore për studentët që ndjekin mësimin në Spitallë.

13 Tetori

Megjithatë, thirrjet për bojkot nuk duket se u përkthyen në ndërprerje të gjerë të mësimit.

Studentë të pyetur nga Faktoje në disa fakultete thanë se procesi mësimor gjatë ditës së parë vijoi normalisht dhe se nuk kishte bojkot të organizuar në auditorë.

Kështu, 5 tetori shërbeu më shumë si ditë testimi për mobilizimin studentor sesa si bojkot masiv i universiteteve. 

Protestuesit tashmë e kanë zhvendosur vëmendjen te 13 tetori, kur kanë paralajmëruar një tubim para Ministrisë së Arsimit. /Marrë nga faktoje.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI