Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

Lapsi.al 17 June 2026

Tregtia me pakicë në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe në fillim të vitit 2026, duke reflektuar një kërkesë më të lartë të konsumatorëve dhe një aktivitet më të gjallë në treg si rrjedhojë e rritjes së numrit të turistëve. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve arriti në 115.6 në tremujorin e parë 2026, me një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Edhe në raport me tremujorin e fundit të vitit 2025, tregtia shënoi zgjerim, megjithëse me ritme më të moderuara. Zhvillimi i tregtisë me pakicë është mbështetur nga të gjitha grupet kryesore të shitjeve. Në tregtinë pa përfshirë hidrokarburet, volumi i shitjeve u rrit me 6.5% në bazë vjetore, ndërsa tregtia e karburanteve shënoi një rritje edhe më të lartë, prej 7.5%. 

Brenda strukturës së konsumit, ndikimin më të madh e kanë dhënë tre kategori kryesore  artikujt jo-ushqimorë, me kontributin më të lartë prej +2.5 pikë përqindje, hidrokarburet, me +2.3 pikë përqindje; dhe ushqimet, pijet dhe duhani, me +1.9 pikë përqindje.

Të dhënat historike tregojnë se tregtia me pakicë ka mbajtur ritme të qëndrueshme rritjeje gjatë gjithë vitit 2025, me një përshpejtim të lehtë në fillim të vitit 2026. Në tremujorin e parë të këtij viti, rritja prej 6.7% është më e larta krahasuar me tremujorët e mëparshëm të vitit të kaluar.

Në mënyrë të veçantë, sektori i hidrokarbureve, megjithëse ka shënuar ngadalësim krahasuar me ritmet dyshifrore të mëparshme, vijon të mbetet një nga kontribuuesit kryesorë në rritjen e përgjithshme të tregtisë.

Ecuria e tregtisë me pakicë konsiderohet si një tregues kyç i konsumit të brendshëm. Rritja e vazhdueshme në këtë sektor sugjeron për një kërkesë të qëndrueshme nga familjet dhe një aktivitet ekonomik që po mbështetet gjithnjë e më shumë nga konsumi për shkak të turizmit.

Megjithatë, ritmet më të moderuara në krahasim me tremujorët e mëparshëm tregojnë se zgjerimi i tregut po hyn në një fazë më të qëndrueshme, larg luhatjeve të forta, duke reflektuar një normalizim gradual të konsumit./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI