Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Turizmi dhe investitorët strategjikë, 8.4 milionë euro për impiantin e ujërave të ndotura në Jal

Lapsi.al 13 October 2026

Turizmi dhe investitorët strategjikë, 8.4 milionë euro për

Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tjetër faturë për investimet publike. Ndërtimi i resorteve, hoteleve dhe vilave, përfshirë projekte që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik, ka shtuar presionin mbi infrastrukturën ekzistuese, duke kërkuar ndërhyrje të reja në furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

Në Jalë, ku ndërtimet turistike janë intensifikuar vitet e fundit, do të investohen rreth 8.49 milionë euro për një impiant të trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemin e kanalizimeve. 

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë hapi më 12 tetor tenderin me fond limit 778.7 milionë lekë pa TVSH. Afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 18 muaj.

Relacioni teknik i projektit tregon se zhvillimi i ndërtimeve turistike ka ecur përpara pa një sistem të integruar për largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

“Në vitet e fundit, Jali ka qenë objekt ndërtimi intensiv, me dhënie të disa lejeve ndërtimi për struktura të reja turistike si hotele, resorte dhe vila pushimi”, thuhet në dokument.

Rrjeti aktual i kanalizimeve është i paplotë dhe i fragmentuar. Pjesa më e madhe e ndërtesave ekzistuese, përfshirë njësitë akomoduese dhe bizneset turistike, mbështeten në gropa septike ose depozita individuale.

Problemet rëndohen gjatë sezonit veror, kur numri i vizitorëve shumëfishohet. Dokumenti evidenton se mbingarkesa e sistemeve ekzistuese ka shkaktuar në disa raste derdhje të ujërave të ndotura në mjedis, përfshirë shkarkime në përrenj që përfundojnë në det.

“Zhvillimi intensiv turistik, i kombinuar me mungesën e një sistemi të centralizuar të kanalizimeve dhe një impianti të trajtimit të ujërave të ndotura, ka rritur ndjeshëm presionin mbi ekosistemin lokal”, thekson relacioni.

Në kohën e hartimit të projektit, në vitin 2025, ndërtimi i disa komplekseve turistike në Jalë nuk kishte përfunduar, ndërsa sistemet e brendshme të shkarkimit të tyre nuk ishin finalizuar.

Për këtë arsye, rrjeti i projektuar në këtë fazë përfshin kolektorët kryesorë dhe sekondarë, të cilët do të mundësojnë lidhjen e mëvonshme të objekteve turistike me sistemin e centralizuar.

Impianti dhe rrjeti i kanalizimeve janë dimensionuar për një popullsi prej 6,100 banorësh, duke marrë parasysh edhe fluksin sezonal të turistëve.

Dokumentet e planifikimit referojnë një kapacitet perspektiv prej 8,387 banorësh, por projektuesit kanë zgjedhur nivelin më të ulët për të shmangur ndërtimin e një sistemi me kapacitete të tepërta në fazën fillestare.

Punimet do të përfshijnë ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, pusetave të kontrollit, impiantit të trajtimit dhe rehabilitimin e segmenteve rrugore të prekura nga ndërhyrjet./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI