Flash

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Lapsi.al 10 October 2026

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Turqia do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Ligji i ri, i miratuar nga parlamenti, hyn në fuqi më 1 nëntor. Platformat do të detyrohen të verifikojnë moshën e përdoruesve dhe të marrin masa teknike për të bllokuar aksesin e fëmijëve nën kufirin e përcaktuar. Verifikimi do të bëhet përmes një kodi identifikues të lëshuar nga shteti.

Rregulla të reja parashikohen edhe për të miturit mbi 15 vjeç. Platformat nuk do të lejohen t’u ofrojnë shërbime që konsiderohen se mund të krijojnë varësi. Me këtë vendim, Turqia i bashkohet vendeve që po ashpërsojnë kufizimet ndaj rrjeteve sociale për fëmijët. Masa të ngjashme janë miratuar ose po diskutohen edhe në Australi, Indonezi dhe disa vende europiane.

Në shtator, Bashkimi Evropian prezantoi gjithashtu një propozim për kufizimin e aksesit të fëmijëve deri në 15 vjeç në rrjetet sociale dhe platformat e videove. Austria, Danimarka, Franca, Greqia dhe Spanja po punojnë për ligje të ngjashme, ndërsa edhe Mbretëria e Bashkuar pritet të ndërmarrë masa gjatë vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI