Flash

8-mujori, tregu i sigurimeve pagoi 65 milionë euro dëme

Dëmet e paguara nga tregu i sigurimeve janë në rritje për këtë vit.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për tet

Lapsi.al 10 October 2026

8-mujori, tregu i sigurimeve pagoi 65 milionë euro dëme

Dëmet e paguara nga tregu i sigurimeve janë në rritje për këtë vit.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për tetë muajt e parë të këtij viti dëmet e paguara bruto nga tregu i sigurimeve arritën vlerën e 5.96 miliardë lekëve (rreth 65 milionë euro), në rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet janë rritur paralelisht si në tregun e sigurimeve të Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës. Dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve të Jetës arritën vlerën e 262 milionë lekëve, në rritje me 14.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa në segmentin më të madh të tregut, atë të sigurimit të Jo-Jetës, dëmet arritën vlerën e 5.51 miliardë lekëve, në rritje me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, rënie për këtë 8-mujor kanë pësuar vetëm dëmet e paguara nëpërmjet Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, me 26.6% më pak krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar.

Struktura e dëmeve vazhdon të jetë e lidhur me atë të primeve dhe me përqendrimin e lartë të tregut në produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik. Për 8-mujorin, më shumë 70% e dëmeve të paguara në tregun e sigurimit të Jo-Jetës shkuan për ngjarje sigurimi të lidhur me produktet e sigurimit motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta.

Në veçanti, sigurimi i brendshëm motorik TPL dominoi strukturën totale të dëmeve në këtë treg, me 3.36 miliardë lekë ose rreth 61% e dëmeve të paguara. Dëmet e paguara në këtë produkt janë zgjeruar me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një peshë më të ulët kanë dëmet e lidhura me Kartonin Jeshil, me 8.9% të totalit, ndërsa dëmet për ngjarjet e sigurimit të lidhura me Policën Kufitare kishin një peshë të vogël, me 0.5% të totalit.

Ndërkohë, produktet e sigurimit vullnetar kanë një peshë relativisht të ulët në strukturën e dëmeve. Mes produkteve ligjërisht vullnetare, përsëri dominon një produkt motorik, sigurimi KASKO i automjeteve, me më shumë se 12% të dëmeve të paguara bruto.

Ndërkohë, produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, ai i sigurimit nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore përbënte më pak se 8% të dëmeve të paguara bruto nga kompanitë e sigurimeve.

Ndërkohë, edhe në tregun e sigurimit të jetës struktura e dëmeve është e përqendruar në masë mjaft të madhe te produkti kryesor i tregut, Jeta e Debitorit, me pothuajse gjysmën e dëmeve të paguara për këtë periudhë.

Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me kredinë bankare. Bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, ka banka të veçanta që mund të kërkojnë sigurim jete edhe për kreditë konsumatore, për shuma apo maturitete të caktuara./ Monitor

Të këshilluara

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI