Flash

Braçe i bie Ramës: Kjo s'qe reformë por vizatim

Lapsi.al 10 October 2026

Braçe i bie Ramës: Kjo s'qe reformë por vizatim

Sipas Erion Braçes Edi Rama e ka pranuar vetë se ajo që u konsiderua si reforma territoriale dhe që mori 85 vota nuk qe realisht një reformë, por thjeshtë "një vizatim ri i territorit administrativ, i përkohshëm, i paqëndrueshëm dhe i pamjaftueshëm, mu siç Edi Rama e pranoi vetë në mbledhjen e grupit të deputetëve socialistë. Brçe i bëri këto deklarata në një përpjekje të dëshpëruar për të justifikuar piruetën e votimit të tij pro ndërjes teritoriale që pati deklaruar se nuk do ta votonte kurrë. Për të mbuluar zhurmën që shoqëroi në rrjet bythjen e tij deputeti socialist krijoi një zallamahi më të madhe duke sulmuar fort Edi Ramën.

“Nuk ia lejoj Edi Ramës të flasë për votën time e me të të lëshojë flakërima ajri në mjedis kundër kujtdo që ka në mendje; nuk mund ta bëjë në emrin tim e duke përmendur votën time; unë, siç ai e pohoi në mbledhje nuk kam votuar pro tij dhe e kishte numëruar “shumë herë” këtë, ndaj ta lërë këtu, me kaq", tha ai gjatë një videodelfie.

Për të fashitur edhe më tej lajmin e piruetës së tij, Braçe e akuzoi liderin e socialistëve si arrogant, të dashuruar me pushtetin që i imponohet grupit përmes urdhërit, kërcënimit dhe dhunës antidemokratike. Ai e ftoi kryeministrin "ta pranojë se aktet, vendimet që nuk janë të duhurat dhe janë gabim, burojnë edhe nga mënyra se si ai mendon, si i imponon, si i argumenton si më e mira e mundshme kur mundësia nuk i është dhënë kërkujt, si e pranon që të tjerë përtej tij kanë të drejtë por jo tani e duke cenuar autoritetin e tij që duhet të jetë i padiskutueshëm, mu në atë formën që ta hedh fytyrës me arrogancë e të tjerëve mu si urdhër, “po si ti e paske mirë dhe i gjithë ky grup e ka gabim”, për të të relativizuar, zhvlerësuar, nëmur; ndërkohë që mund edhe të ishte, duke parë nga vetja, “pse ti e paske mirë dhe një shumicë edhe më e madhe se një grup e paska gabim”, tha Brace me video.

Të këshilluara

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI