Flash

Po transportonte 7 emigrantë, arrestohet i riu në Shkodër

Lapsi.al 10 October 2026

Po transportonte 7 emigrantë, arrestohet i riu në Shkodër

Një 23-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 7 emigrantë nga Filipinet dhe Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Malit të Zi. 
 
 
Arrestimi u krye gjatë kontrolleve në aksin rrugor Vukpalaj–Aliaj. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët.

Njoftimi i Policisë:

DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Transit 4”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi u kap duke transportuar me automjet 7 shtetas nga Filipinet dhe Afganistani, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 4”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi L. M., 23 vjeç, banues në Urën Vajgurore.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan, në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj, automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe me të cilin po transportoheshin, kundrejt pagesës, 7 shtetas të huaj, 5 nga Filipinet dhe 2 nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI