Flash

Kontrabandonin makineri lojërash fati, dy të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 10 October 2026

Kontrabandonin makineri lojërash fati, dy të arrestuar në

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kontrabandonin makineri të lojërave të fatit nga shtetet fqinje, i modifikonin me programe ilegale dhe më pas ua shisnin personave të përfshirë në organizimin e paligjshëm të basteve.


Veprimtaria u zbulua pas një hetimi pesëmujor, ndërsa gjatë operacionit, policia sekuestroi 25 makineta, katër celularë, dy laptopë dhe një njësi kompjuterike.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi 5-mujor, me metoda proaktive, operacioni i koduar “Interceptimi”.

Zbulohet se në një magazinë te Kodra e Priftit, modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit.

Arrestohen organizatori i kësaj veprimtarie në ambientin e marrë me qira, si dhe bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 25 makineta (slot machine), 4 celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Interceptimi”, arrestuan shtetasit A. S., 53 vjeç dhe S. K., 67 vjeç.

Si rezultat i një pune të thelluar hetimore, aplikimit të metodave speciale të hetimit, si dhe monitorimit dhe interceptimit të valëve elektronike, u konstatua se shtetasi A. S. kishte marrë me qira, një magazinë, në zonën e quajtur “Kodra e Priftit”, ku në bashkëpunim me shtetasin S. K., dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje, të cilat nëpërmjet programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, programoheshin sipas kërkesave të shtetasve/subjekteve të interesuara, të përfshira në organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI