Flash

Dy policë në Durrës i rezistojnë ryshfetit, nën hetim tre shoferët që iu dhanë paratë

Lapsi.al 10 October 2026

Dy policë në Durrës i rezistojnë ryshfetit, nën hetim

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur gjobat për shkelje të rregullave të qarkullimit. 
 
 
Sipas policisë, dy raste u konstatuan në Durrës dhe një në Kavajë, ndërsa tre drejtuesit, të cilët kishin dokumentacion të parregullt, u proceduan në gjendje të lirë për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Njoftimi i Policisë:


 
DVP Durrës/Policia Rrugore godet 3 raste të tentativës për mitëdhënie.

Procedohen penalisht 3 drejtues mjetesh që iu ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative.

Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës dhe Kavajë, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë ndaluar disa drejtues automjetesh që janë konstatuar duke kryer shkelje.

Në 2 raste në Durrës dhe në 1 rast në Kavajë, 3 drejtues automjetesh me dokumentacion të parregullt kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për këtë shkelje.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesit e automjeteve, shtetasit K. M., 47 vjeç, E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI