Flash

Berisha zbulon planin për pasuritë e krimit: Do të krijojmë Agjencinë e Sekuestrimit. Rama erdhi me skenar në Kuvend

Lapsi.al 10 October 2026

Berisha zbulon planin për pasuritë e krimit: Do të krijojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar krijimin e një Agjencie për Sekuestrimin e Pasurive të Paligjshme, me synimin për të rikuperuar asetet që, sipas tij, janë përfituar nga zyrtarë dhe grupe kriminale.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha pretendoi se pasuritë e krijuara në mënyrë të paligjshme arrijnë përmasa të jashtëzakonshme dhe premtoi se, përmes një kuadri të ri ligjor, ato do t’u kthehen qytetarëve shqiptarë.  

Kreu i PD-së komentoi gjithashtu votimin e reformës territoriale në Kuvend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kishte shkuar me një plan të paracaktuar dhe synonte ta miratonte reformën pa debat. Berisha tha se opozita e kishte penguar këtë skenar. 

“Rama kishte ardhur me projekt, nuk donte debat, sepse donte që të votonte Reformën Territoriale në katër sekonda. Por ne ia dogjëm atë projekt. Ata që krahasojnë të pakrahasueshmen janë shërbëtorë mjeranë të qeverisë ose kanë probleme me veten. Ne do të shpallim Agjencinë e Sekuestrimit të Pasurive të Paligjshme, të cilat janë më të mëdha se mali i Dajtit. Janë para në llogaritë bankare të zyrtarëve të tij apo dhe të tijat, dhe të bandave kriminale. Me një kuadër të ri ligjor, kjo agjenci do t’i rikthejë në vlera për qytetarët shqiptarë të gjitha pasuritë e plaçkitura.”, tha ai.

Të këshilluara

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI