Flash

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

Veton Surroi 15 October 2026

 

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

1. Protestat në Shqipëri dhe përshkallëzimi i tyre në dhunë shënojnë një fazë të re të revoltës qytetare kundër pushtetit dhe të krizës së legjitimitetit të tij. Pushteti është personalizuar në masë të madhe te kryeministri Rama; rrjedhimisht, edhe revolta është përqendruar te kërkesa për dorëheqjen e tij.


2. Delegjitimimi i pushtetit ka filluar më herët, me dobësimin e kundërpeshave demokratike. Brenda PS-së, pushteti i personalizuar i kryeministrit nuk është përballur me një demokraci të brendshme që do ta kufizonte. Jashtë saj, opozita nuk ka arritur të ushtrojë një kontroll efektiv, pjesërisht për shkak të dobësive të veta. As pjesa mbizotëruese e medieve nuk e ka përmbushur këtë funksion, për shkak të ndërthurjes së interesave komerciale të pronarëve me interesat politike të pushtetit.


3. Në mungesë të baraspeshës demokratike, SPAK-u, me veprimet e tij kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është perceptuar si kundërpesha ndaj pushtetit dhe është shndërruar në një institucion të paprekshëm, madje pa mbikëqyrje efektive nga institucionet formalisht demokratike. Akuzat e deritanishme të SPAK-ut tregojnë për ndërlidhje mes pushtetit dhe krimit të organizuar, nga njëra anë, dhe për qeverisjen me kulturë të lartë korrupsioni , nga ana tjetër.


4. Një pjesë e akuzave të SPAK-ut japin indikacione të qarta për shpërlarjen e parave nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ky aktivitet në pesë vitet e fundit ka futur miliarda dollarë në qarkullimin financiar të vendit, ka krijuar një dinamikë ndërtimi dhe zhvillimi jashtë logjikës së ekonomisë së tregut, ka forcuar artificialisht lekun dhe nxitur inflacionin. Kjo e ka bërë barrën e kostos së jetesës për qytetarin e Shqipërisë më të rëndë në raport me të ardhurat, krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian.

 

5. Një numër qytetarësh reagoi ndaj këtij pushteti në qershor të këtij viti me “revolucionin flamingo”, me ecejake kreative e paqësore, duke protestuar kundër disa prej shfaqjeve të personalizimit të pushtetit të kryeministrit në Zvërnec/Sazan, gjegjësisht kundër ligjeve që i mundësonin këto veprime. Kryeministri nuk e trajtoi këtë protestë në thelbin e saj: kundërshtimin e një mënyre vendimmarrjeje që e trajton pasurinë publike si domen të pushtetit të personalizuar. Shpërfillja e protestës paqësore dobësoi besimin se pushteti mund të ndikohet me mjete demokratike dhe krijoi terren për radikalizimin e pakënaqësisë.


6. Shqipëria ka hyrë në një krizë nga e cila nuk mund të dilet me kthim në gjendjen e mëparshme. Për më tepër, kjo mund të jetë hyrja në një krizë edhe më të thellë vitin e ardhshëm, nëse do të zvogëlohej në masë të konsiderueshme fluksi i parave që shpërlahen në ekonominë e vendit. Një gjë e tillë do të mund të trondiste financat dhe ekonominë e vendit. Në fund, kjo do të ishte edhe krizë e sigurisë në nivel shteti.


7. Vendi ka nevojë urgjente për një proces politik të menaxhimit të krizës. Paketa duhet të përfshijë shtendosjen, mbrojtjen e protestës paqësore, hetimin e paanshëm të dhunës dhe garanci për vazhdimin e pavarur të punës së drejtësisë. Ajo duhet të krijojë edhe kushtet ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te mediet.#veton surroi

Të këshilluara

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë

Shpesh Shqipëria bëhet shesh beteje për një ndërtesë dhe, në fund, përfundojmë duke debatuar për historinë. Debati i sotëm per godinen ku eshte themeluar Klubi Laberia është njëri prej tyre. 

16:32 Auron Tare

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI