Flash

Zbulohet arsyeja e vizitës së papritur të Ramës në Vlorë

Lapsi.al 7 September 2026

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë 7 shtator, një vizitë në Vlorë, ku fillimisht është ndalur në Universitetin e qytetit. Më pas Rama është ndalur në Parkun Aulona, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.

Gjatë qëndrimit në këtë zonë, sipas asaj që raportojnë mediat, kryeministri ka deklaruar se Parku Aulona do të marrë një funksion të ri, duke u kthyer në një hapësirë publike të gjelbër në shërbim të qytetarëve të Vlorës. 

Parashikohet që zona të shndërrohet në një lulishte, duke krijuar një ambient të aksesueshëm dhe të dedikuar për banorët. Projekti synon t’i japë kësaj pjese të qytetit një funksion të ri urban, duke krijuar një hapësirë të gjelbër për komunitetin në një nga zonat qendrore të Vlorës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI