Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

'Zvërneci’/ Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit: Mos përdor të tjerët si ‘kokë turku’

Lapsi.al 10 June 2026

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, pasi ky i fundit reagoi për protestat kundër projektit turistik në Zvërnec dhe përdori sloganet e protestuesve në një postim në rrjetet sociale.

Rama deklaroi se autoritetet e Teheranit i janë bashkuar zyrtarisht fushatës kundër qeverisë shqiptare. Sipas tij, protesta që nisi si një kauzë mjedisore është shndërruar në një lëvizje politike për rrëzimin e qeverisë. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria nuk mund të marrë leksione për demokracinë dhe sovranitetin nga Irani, duke kujtuar sulmet kibernetike që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei:

Qetësohuni, zoti Kryeministër!

Ishit JU, zotëri, ai që e nisi këtë. Prandaj... duhet të përballeni me pasojat!

Do të ishte më e mençur të tregoni pak më shumë respekt për inteligjencën dhe gjykimin e popullit tuaj, një komb me kulturë të pasur dhe histori krenare. Ata janë mjaftueshëm të mençur për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta.

Nëse vendosni të shisni sovranitetin kombëtar të vendit tuaj, kjo është zgjedhja juaj. Nuk na detyroheni të na jepni shpjegime. Por kur përballeni me zemërimin dhe kritikat e publikut tuaj, ju lutem mos përdorni të tjerët si kokë turku për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Në vend që të shkruani një pamflet të gjatë, të mbushur me akuza të konsumuara dhe të pabazuara kundër Iranit, ndaluni për një moment dhe dëgjoni zërin e qytetarëve tuaj që po protestojnë në rrugë:

"Jo korrupsionit!"

"Duam drejtësi!"

"Rama ik!"

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI