Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Arta Bajrami denoncon hipokrizinë: "Elihaida ishte skandaloze"

Lapsi.al 20 May 2015
Arta Bajrami denoncon hipokrizinë: "Elihaida ishte skandaloze"

“Elhaida ka qenë skandaloze mbrëmjen e djeshme. Jo vetëm që ajo nuk ka arritur të kapë notat e larta nga fundi i këngës, por ajo stonoi edhe në këndimin e notave të ulëta”. Ky ka qenë komenti i fortë i fortë i këngëtares kosovare Arta Bajrami  ecila thotë se për këtë mund të kenë ndikuar emocionet., Por sipas saj, në mjedisin shqiptar ka mbizotëruar një hipokrizi e madhe: “Eshtë e çuditshme që s’ka pasur asnjë kritikë ndaj Elhaidës.

“Urime nga zemra Elhaida Dani-t shkuarjen në finale! Gëzim i madh me pa shqiponjën duke valu në mes të Vienës.

Por, gjërat duhet të thuhen ashtu sic jan dhe nuk duhet të kemi frikë nga vetkritika. Nuk dëgjova ndonjë media apo kritik muzikor të flas realisht për performancën e Elhaida-s mbrëmë që për mendimin tim ishte SKANDALOZE.

Nuk dyshoj në aftësitë vokale te saj ( sepse nuk fitohet The Voice of Italy pa patur zë fantastik) por sigurisht emocionet bëjnë të veten.

Por gjykuar nga performanca 3 minutëshe mbrëmë ( sepse ata 3 minuta janë gjithqka në këtë kompeticion) mund të them se u zhgënjeva dhe sikur nuk e njoha Elhaidën.

Jo vetëm ato notat e larta nga fundi i këngës nuk arriti ti kap si duhet por mbrëmë edhe notat e ulëta i ka kënduar komplet me stonim.

Shpresoj shumë që të shtunën mos të ket emocione dhe ta këndoj dinjitetshëm këngën e saj (tani që vec e ka kaluar tremën e asaj që këndimi në një eveniment kaq të madh mund të imponohet) sepse do ishte shumë gjynaf që një zë i tillë të rrënohet nga emocionet", shkruan ajo

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI