Flash

Investigimi/ Zbardhet e shkuara kriminale e Kallashit?

Lapsi.al 11 September 2015
Investigimi/ Zbardhet e shkuara kriminale e Kallashit?

Arrestimi i pak kohëve më parë, në ambientet e lokalit ku ushtron aktivitetin, duket se ka kuriozuar emisionin “Drejtësia në Kosovë”, t’i futet një investigimi, për të nxjerrë në dritë aktivitetin kriminal të Kallashit. Hulumtimi sjell detaje për rastet që policia dhe prokuroria kanë të hapura ndaj Kallashit dhe bashkëpunëtorëve të saj. Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka dhënë detajet rreth dyshimeve që policia i ka për këtë grup. Ai ka kritikuar punën e prokurorisë dhe gjykatës. Krasniqi ka dhënë detaje për rastet ku është përfshirë Kallashi dhe Dibran Hoxha, personi që i qëndron afër asaj. Nga ana tjetër, Donjeta Kasumi ka thënë për “Drejtësia në Kosovë” se nuk ka informacione se policia dhe prokuroria ka hetime të hapura ndaj saj. E pyetur për kallëzimet penale, ajo është shprehur se nuk di gjë për to. Ndërsa Dibran Hoxha, i përmenduri si person me 155 vepra të kundërligjshme, është ankuar për sjelljet e Policisë së Kosovës. Ai flet edhe për dyshimet se policë dhe zyrtarë të qeverisë janë vizitorë të rregullt të lokalit “Kobra” në Prizren. Intervistat me Drejtorin Rajonal të policisë në Prizren Nexhmi Krasniqin, shefin e hetimeve Lumi Graishtën, Kryetarin e Gjykatës së Prizrenit Ymer Hoxhën, Kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxha, valltaren Donjeta Kasumi dhe rojën e sigurisë Dibran Hoxha mund t’i ndiqni të premten nga ora 20:20 në RTK.

Të këshilluara

Ndahen Tuna dhe Cozman?!

Burime pranë çiftit të këngëtarëve Tuna Sejdi dhe Cozman bëjnë me dije se ata nuk janë më bashkë. ...

15:43

Albana Osmani del në shitje

Nuk bëhet fjalë për ndonjë markato televizive që do ta bënte moderatoren e Top Channel, të ndryshojë ekran. Por, për një iniciativë interesante nga e cila edhe ...

08:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI