Flash

Ish- gruaja e Bleros kundër mediave kosovare: Jeni të ndyrë, më akuzoni pa baza

Lapsi.al 12 October 2015
Ish- gruaja e Bleros kundër mediave kosovare: Jeni të ndyrë,

Ish- gruaja e kantautorit kosovar Blero është revoltuar kundër lajmeve që janë publikuar për lidhjen e saj të dashurisë. Disa portale kosovare kanë hedhur dyshimin se lidhja e Teutës me trajnerin Adonis Morina, ka lindur që gjatë kohës kur ajo ishte ende e martuar me Bleron, duke iu referuar komenteve në Facebook-un e tyre personal. Teuta është ndjerë e fyre dhe ka vendosur të japë një përgjigje të gjatë, përmes IG. Aktorja bionde sqaron se të gjitha janë shpifje, duke kërcënuar se do të merret personalisht me këdo që ka nëpërkëmbur moralin e saj. "Ju njerëz jeni të ndryrë vetë nga maja e këmbëve, deri te maja e flokëve e që konkludimet tuaja i sillni në bazë të parimeve e "vlerave" që i posedoni kot mundoheni të gjuani baltë mbi mua dhe personalitetin tim sepse e gjitha do t'ju kthehet në bumerang. Nëse për diçka jam shumë krenare është gjithë rrugëtimi im deri këtu ku kam mbërritur sot si njeri, si grua dhe si profesioniste. Shpifjet e juaja të ndyra ju përfaqësojnë vetëm juve dhe asnjëherë mua. Duhet t'ju vijë turp nga vetja juve shpifsa, të akuzoni dikë pa kurrfarë baze. E vërteta gjithmonë triumfon, prandaj ju mund të flisni aq sa e keni gjuhën he ndërgjegjen, por unë besoj po ashtu shpresoj dhe do të lutem që gjithë ky gjynah që jeni duke bërë t'ju kthehet drekt në shpirtin tuaj. Unë mund të mos i pëlqej dikujt dhe këtë e pranoj si diçka shumë normale, por të më akuzojë dikush në aspektin e moralit dhe të ndershmërisë nuk e lejoj, dhe aq më tepër hienat si ju (me të cilët do të merrem personalisht)", ka shkruar Teuta. Ajo e shfaqi dashurinë e saj të re disa ditë më parë përmes një statusi ku i uronte ditëlindjen të dashurit Adonis Morina. 

Të këshilluara

Fevziu i rrëmben dorezat Berishës

Portieri i kombëtares shqiptare, Ertrit Berisha, i ka dhuruar Blendi Fevziut dorezat e tij gjatë festës pas fitores ndaj Armenisë në dh...

08:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI