Flash

Kastro Zizo ndryshon profesion: Do jap mësim tek Petro Nini

Lapsi.al 13 October 2015
Kastro Zizo ndryshon profesion: Do jap mësim tek Petro Nini

Kantautori Klevis Bega i njohur nga të gjithë si Kastro Zizo, ka vendosur të nisë një rrugë të re. Ai nuk do të jetë vetëm krijues i muzikës apo këngëtar, por tashmë edhe profesor. Kastro ka njoftuar në llogarinë e tij të rrjetit social “Facebook” se javën e ardhshme do të fillojë punë. Ai do të jetë mësues në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. “Nga e hëna tjetër jam mësues ne P.N.L (Petro Nini Luarasi) high shkollë. Një eksperience që do më mbushi me jete të. Mezi po pres”, ka shkruar ai. Pavarësisht angazhimit të ri Kastro nuk është shkëputur nga muzika. Ai është pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “A kam unë ego”. Kastro Zizo është baba i dy fëmijëve, Dankan dhe Nia.

Të këshilluara

Bleona realizon ëndrrën, por në "pleqëri"

Këngëtarja shqiptare e cila prej 6 vitesh i është futur muzikës në Shtetet e Bashkuara, duket se ka plotësuar dëshirën e saj më të madhe: shfaqjen e klipit në M...

12:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI