Flash

Arbana pajtohet me Lorin?

Lapsi.al 3 November 2015
Arbana pajtohet me Lorin?

Një foto e postuar pak orë më parë në IG nga prezantuesja e Top Channel, duket se ka dashur të hedhë poshtë zërat për prishjen e miqësisë mes tyre. Por, kjo deri sa pa hedhur sytë tek përshkrimi i fotos, ku shihet qartë se takimi mes Arbanës dhe trashëgimtares Lori Hoxha, ka ndodhur për motive pune.

Rasti në fjalë nuk kishte se si t'i shpëtonte prezantueses që po rikthehet në ekran, e cila është përfolur për përjashtim nga grupi i dikurshëm Lori - Ledion - Xhemi - Eno Pop. Prandaj, Arbana Osmani duket sikur ka shfrytëzuar takimin për zgjedhjen e veshjeve te programit të ri "Në një Javë", që diktohen nga Lori Hoxha, e ta "shesë" foton si një kafe të zakonshme mes mikeshash.

Megjithatë, me rëndësi që Arbana dhe Lori shihen bashkë pas shumë kohësh. Ndoshta ky rikthim në Top Channel, do të shërbejë për qetësimin e ujrave mes prezantueses dhe kolegëve, që thuhet se kanë ngelur hatërmbetur nga Arbana dhe ndikuan tek prishja e Lorit me të.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI