Flash

Mesazhi prekës i Alban Skënderajt për vallain e tij

Lapsi.al 7 November 2015
Mesazhi prekës i Alban Skënderajt për vallain e tij

Vetëm pas pak ditësh Alban Skënderaj dhe Miriam Cani do të mbajnë në krahë vajzën e tyre, por kjo periudhë nuk ka qenë aspak e mirë për familjen Skënderaj. Vëllai i Albanit, Taulanti, pësoi një aksident të rëndë automobilistik në Itali, pas të cilit ka rënë në gjendje kome. Menjëherë Albani është nisur nga Gjermania, aty ku Miriami po kalon periudhën e fundit të shatzënisë, për të qenë pranë të vëllait në Itali. Fatmirësisht, para disa ditësh, gjendja shëndetësore e Taulantit është përmirësuar dhe sot, para pak minutash, Albani ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, përmes të cilit ndan me të gjithë miqtë gëzimin për gjendjen e përmirësuar të të vëllait: “Shoku im, vëllai im, heroi im. Jemi sërish bashkë, më të fortë, më të rritur, më të lidhur se kurrë” - shkruan Albani në krah të fotos, pas së cilës kanë vërshuar me dhjetëra urime për një shërim sa më të shpejtë./revistaklass/

Të këshilluara

Sinan Hoxha bëhet baba?

Ky është lajmi që ka dalë së fundi për këngëtarin e muzikës popullore i cili u martua pak muaj më parë me 22-vjeçaren Andrra Destani. Sinan Hoxha, sipas faqes A...

11:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI