Flash

Akuzat për tradhëti të ish-burrit, Aurela Hoxha: Nuk më shqetësojnë

Lapsi.al 7 November 2015
Akuzat për tradhëti të ish-burrit, Aurela Hoxha: Nuk më

Pas lajmeve shumë të diskutuara për divorcin e saj, Aurela Hoxha ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së publikut për disa kohë. Megjithatë, modelja e njohur ka rrëfyer për “Bluetooth” qëndrimin për këtë histori dhe gjithçka është thënë në shpinë të saj. “Jo. Nuk jam e inatosur me asnjeri”, është shprehur Aurela, e cila ka dashur të theksojë se, “Të gjithë njerëzit janë të lirë të bëjnë çfarë të duan”.

Në fakt, ndarja e modeles nga bashkëshorti i saj prej më shumë se një dekade nuk ka kaluar shumë paqësisht. Ndërsa u zbulua divorci, ish-bashkëshorti i saj ka hedhur publikisht akuzat për tradhti, duke cilësuar se kjo ishte edhe arsyeja e ndarjes.

E pyetur nga gazeta në lidhje me këtë, modelja dhe moderatorja e “Shooping Queen” ka deklaruar se sipas saj, “çdo njeri është i lirë të bëj çfarë të dojë, nuk më shqetëson asgjë”. Sidoqoftë, ndarja duket se nuk është më problem për modelen, e cila ka zbuluar se aktualisht është fokusuar tek sezoni i ri i emisionit të saj. “Pres të filloj programin. Tani do të fillojnë audicionet dhe më vonë do të vendosim se kur nis transmetimi”, ka thënë ajo./bluetooth

 

Të këshilluara

Arbana pajtohet me Lorin?

Një foto e postuar pak orë më parë në IG nga prezantuesja e Top Channel, duket se ka dashur të hedhë poshtë zërat për prishjen e miqësisë mes tyre. Por, kjo der...

18:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI