Flash

Lajmi i sherrit mes aktorëve, Laert Vasili sulmon gazetaren: "Terroriste mediatike"

Lapsi.al 14 November 2015
Lajmi i sherrit mes aktorëve, Laert Vasili sulmon gazetaren:

Një shkrim që ka hapur sot Gazetën Shqiptare është bërë shkak që aktori i njohur Laert Vasili të reagojë në facebook, ku thotë se artikulli është spifje. "Skandal mes aktorëve, Laert Vasili dhe Gert Ferra zihen me grushte për një femër", i botuar këtë të shtunë në "Bluetooth", sipas aktorit Vasili është abuziv dhe se gazetarja të cilën e quan terroriste mediatike, e ka bërë vetëm për të përfituar famë.

Nisur nga ngjarja terroriste në Paris, Laert Vasili është frymëzuar për të përgënjeshtruar lajmin në emër të tij dhe kolegut Gert Ferra.

"Lajme tronditëse sot: 150 të vrarë dhe 200 të plagosur nga terroristët në teatrin Bataclan në Paris. Ashtu si çeçenët kur ekzekutuan pengjet në Teatrin e Moskës në Tetor 2002. Sot gazetarucja shqiptare G.K e cila kërkon 15 minutat e saj të famës, sulmon duke shpifur për dy aktorë të Teatrit Shqiptar. A ka ligj për terroristët mediatikë?" - pyet miqtë e tij në Facebook, aktori dhe regjisori Vasili.

Të këshilluara

Sinan Hoxha: "Nuk e kam nusen shtatzënë"

Lajmi se Sinan Hoxha do të bëhet së shpejti baba, nuk është i vërtetë. Kundra ka dalë vetë këngëtari i muzikës popullore i cili tha se "kur Andrra të jetë me të...

09:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI