Flash

Grabitet shtëpia e re e Rita Orës

Lapsi.al 12 December 2015
Grabitet shtëpia e re e Rita Orës

Vila e re e këngëtares së njohur ka qenë objektivi i hajdutëve natën e 28 Nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur sot nga “DailyMail”, e cila shkruan se dyshohet se grabitësit janë të njëjtët që grabiti edhe shtëpinë e Simon Cowell.

Nga vila e Ritës mësohet se jenë vjedhur bizhuteri, para dhe paisje elektronike. Ende nuk dihet vlera e sendeve të grabitura në shtëpinë e yllit 25 – vjeçares.

Një burim pranë artistes tha për “The Sun” se Rita ndihet e tronditur nga kjo ngjarje. ‘Fatmirësisht, Rita nuk ishte në shtëpi në atë moment por një anëtar i familjes ishte duke fjetur në katin e sipërm, kështuqë do ishte edhe më keq nëse ata do të shqetësoheshin’ – shprehet burimi.

Autoritet londineze mësohet se kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kësaj bande hajdutësh, që dyshohet të jetë përgjegjëse për vjedhje në disa shtëpi në kryeqytetin britanik.

“Dailymail” shkruan se policia i ka thënë Ritës që të mos e përjashtojë mundësinë që grabitësit mund të jenë njerëz pranë saj, një dyshim ky i ngritur edhe nga Simon Cowell të cilit iu vodhën gjëra me vlerë prej gjysmë milioni paundësh pak javë më parë.

Të këshilluara

Revoltohet Noizy: Buzët s'i kam operacion

Reperi Noizy ka reaguar në lidhje me fotot e komentuara si ndryshim, para dhe pas operacioneve. Sipas një shkrimi të Revistës Story, mes këngëtarëve të tjerë, N...

13:56

Buzët shpërthyese të Era Istrefit

Këngëtarja e cila gjatë këtij viti pati 'boom'-in artistik, duket se e ka ekzagjëruar me ndërhyrjet estetike në portret. 20-vjeçarja nga Prishtina është shfaqur...

15:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI