Flash

Zbulohet kush është “Seriali” që terrorizoi kritikët e Festivalit

Lapsi.al 27 December 2015
Zbulohet kush është “Seriali” që terrorizoi

Personazhi i rrjeteve sociale i quajtur Seriali, me shfaqjen surprizë në skenën e Festivalit të 54-të në Rtsh, shkaktoi jo pak zhurmë në media. Gazetat hapën faqet e para të dielën, ndërsa publiku që ndoqi eventin tradicional të muzikës së lehtë shqiptare, i zemëruar, kritikoi fjalorin banal që njeriu me maskë shpalosi në ekran.

Por kush është Seriali dhe çfarë përfaqësonte personazhi thuajse i panjohur, në skenën e Festivalit Kombëtar?

Fillimisht duhet të kuptojmë se Seriali që pamë në televizor të premten, është aktor. I riu që na u prezantua me nofkën e këngëtarit të “hitit” Kozeta, ishte imitues i origjinalit që kemi parë tek Zonë e Lirë.

Kreshnik Ibrahimin, pa maskën e Serialit, e kemi parë dikur me rolet e “kosovarëve” në varietenë Portokalli. Pra, organizatorët e festivalit, nuk ishin lodhur të gjenin as Serialin e vërtetë. Ashtu siç nuk u munduan të na shpjegonin arsyen se pse ky personazh, me të cilin dikur u tallën në rrjetet sociale për shkak të teksteve dhe muzikës ordinere, u gjend papritur në skenën e Festivalit të fundvitit?

 

Të këshilluara

Ermal Hasimja në majat e Kilimanxharos

Ermal Hasimja nuk ndaka me Gjergj Bojaxhiun vetëm idetë politike, por edhe pasionin për lartësitë. Ai ka postuar në Facebook një foto të tij ku duket në lartësi...

23:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI