Flash

Festivali/Gafa e Pandi Laços me muslimanë shkakton polemika

Lapsi.al 29 December 2015
Festivali/Gafa e Pandi Laços me muslimanë shkakton polemika

Pandi Laço skenarist dhe prezantues i festivalit ne RTSh është venë në qendër të kritikave për një gafë prezantimi gjatë mbrëmjes finale. Ndërsa ai fliste për kohët e ndryshme të jetës së festivalit, ai përmendi se ato kohë, ishin kohët e kompozitorëve Avni Mula, Abdulla Grimci, Feim Ibrahimi. Në vazhdën e këtyre emrave, Laço ka thënë se këta ishin kompozitorë myslimanë që kanë bërë muzikë shqiptare. Menjeherë "gafa" e cilësimit si kompozirorë muslimanë është kapur dhe te videot e festivalit në kanalin e RTSH-së, kjo pjesë nuk është hedhur.

Nuk dihet nëse kjo fshirje ka ardhur nga drejtuesit apo nga të afërmit e kompozitorëve që kanë rreaguar menjëherë.

Ka qenë e bija e kompozitorit Feim Ibrahimi, Etrita ajo e cila ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke i dërguar një mesazh edhe vetë RTSH-së. E pyetur nga “GSh” se pse u mërzit nga Festivali i RTSh-së, Etrita Ibrahimi u shpreh si më poshtë: “Nuk jam mërzitur me fjalët që Pandi Laço pati kurajon të thonte në natën e fundit të festivalit; jam e revoltuar për mendjelehtësinë me të cilën u prononcua për disa nga figurat e muzikës shqiptare (Abdulla Grimci, Avni Mula, Agim Prodani dhe Feim Ibrahimi), duke i cilësuar si “kompozitorë myslimanë, që shkruan muzikë shqiptare”! A mundet që në fund të 2015-ës, në një vend shembull për të gjithë botën (përsa i përket bashkëjetesës fetare), të bëhen diferencime të tilla, kur në fakt në Shqipëri nuk ka ekzistuar asnjëherë një ndarje e tillë??? A mundet që një njeri që presupozohet të jetë burrë i kulturuar, të mund të bëjë një gafë të tillë që nuk ofendon vetëm kompozitorët në fjalë, por edhe të gjithë ata që nuk përmendi dhe që i përkasin feve të ndryshme në Shqipëri??? A ka ndonjë vend në botë ku kompozitorët kategorizohen sipas besimeve fetare??? A ka një drejtori një institucion si RTSH-ja, që të kontrollojë produktet e veta dhe mbi të gjitha të kontrollojë skenarin dhe cilësinë e festivalit të vetëm kombëtar shqiptar??? A ka mundësi të na sqarojë Pandi Laço, cili ishte qëllimi i këtij lëmshi të paparë në të gjithë historinë e muzikës???

Të këshilluara

Rita Ora, Uffff çfar gjoksi

Rita Ora, është vënë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave të huaja për incidentet në eksp...

19:29

Çifti Beckham fiton 61mij paund çdo ditë

Sipas shifrave të fundit, David Beckham dhe Victoria Beckham fitojnë rreth 61.644 paund në ditë. Çifti ka rritur totalin e fitimeve të tyre në 22.5 milionë p...

10:38

Pse se ftoi Rama Sonila Meçon?

Sonila Meço ka pasur me shumë se miqësi me Edi Ramën, e megjithëatë, kryeministri nuk e ka gjetur me vend ta ftoje në mbr&e...

09:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI