Flash

Autori i Top Channel kapet mat në ambientet e Tv Klan

Lapsi.al 30 December 2015
Autori i Top Channel kapet mat në ambientet e Tv Klan

Rezart Aga, emri që qëndron prapa prodhimeve më të suksesshme të Top Channel, ka qenë paraditen e sotme në ambientet e televizionit Klan. Vizita e pazakontë tek konkurenca, e atij që aktualisht realizon dy prej emisioneve më të shikuar të Top Channel, “Master Chef” dhe “Në një Javë”, ka ngjallur dyshime tek ata që panë Rezin në lokalin e Tv Klan. Nisur nga zhvillimet e fundit të raportuara në media në lidhje me ndryshimet në strukturën drejtuese të Top Channel, duket se kjo shfaqje e Rezart Agës brenda oborrit të Tv Klan, ka lidhje me largimin e dy drejtuesve kryesorë, Enkeljdi Joti dhe Skerdi Drenova. Dyshimet nëse autori i Top Channel po kërkon një “strehë” të re për punën e tij, shtohen po të kemi parasysh reportazhin “Exclusive” të transmetuar të dielën e shkuar, me tematikë 14 vjet Top Channel, në të cilin, Rezi Aga nuk figuroi në asnjë moment. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI