Flash

Top Channel sfidon emisionin e ri të Tv Klan, "Fiks Fare" ndërron dyshen e prezantuesve

Lapsi.al 1 January 2016
Top Channel sfidon emisionin e ri të Tv Klan, "Fiks Fare"

Më 4 janar pritet të nisë në Tv Klan emisioni "Stop", vazhdimi i "Ça thu" prezantuar nga Gentian Zenelaj dhe Saimir Kodra. Rikthimi i formatit investigativ i cili i mungoi ekranit pas mbylljes së Agon Channel, duket se ka mobilizuar rivalin që transmetohet prej vitesh në Top Channel.

Mbrëmjen e parë të Vitit të Ri, "Fiks Fare" ka nxjerrë edhe njëherë në skenë humoristët Koço Devole dhe ish-aktorin e Portokallisë, Romir Zalla. Duket se emisioni "Fiks Fare", në vazhdim do të prezantohet me rotacion. Treshes Doktori, Fiori dhe Albana, thuhet se do t'i shtohet dyshja Koço-Romir. Ndryshimin në formatin e moderatorëve, thuhet se "Fiks Fare" e ka bërë për shkak të konkurencës së hapur që i kanë shpallur djemtë e "Stop".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI