Flash

Eni Çobani: Pse dështoi pajtimi i nënës me të birin (video)

Lapsi.al 10 January 2016
Eni Çobani: Pse dështoi pajtimi i nënës me të birin

Përballja me djalin e saj në emisionin “Shihemi në gjyq” te programi e “E diela shqiptare” i ka shkaktuar një tronditje të madhe emocionale nënë Feridesë, së cilës i ra të fikët në skenë. Ajo ishte përfshirë në një sherr me të birin për çështje pronësie dhe nuk flisnin prej katër vitesh.

“Ishte një situatë shumë e rëndë, madje surprizë ishte dhe ardhja e djalit, i cili e tensionoi situatën dhe e bëri të ndihet edhe më keq nënën e tij. Na la pak të mendonim për pjesën ligjore, sepse në situata të tilla përfshihesh shumë emocionalisht”, - thotë për Opinion.al moderatorja e “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani.

Duke folur për marrëdhënien mes nënë Feridesë dhe djalit të saj Eltonit, Eni Çobani sqaron se “është djali ai që kërkon më shumë seç duhet nga pronat e bashkëshortit të nënës së tij. Eltoni është rritur nga nëna dhe nga burri i saj. Ata i kanë dhënë një pjesë të mirë të pronës, por ai kërkon të marrë edhe më shumë nga çfarë i takon”, - sqaron juristja Eni Çobani.

Ajo siguron se tani kur marrëveshja nuk u arrit me ndërmjetësim, ajo do të prishet me një kontratë shitlblerje dhe prona do te shkoj tek i zoti. “Me ndërmjetësim Eltoni do të fitonte më shumë, por ai nuk e pranoi këtë gjë”, - ka thënë Eni Çobani. /opinion/

Të këshilluara

Rita Ora kur ishte 16 vjeç

S'ka shumë ngjashmëri me pamjen e sotme, por kjo që shihni është këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ku...

18:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI