Flash

Olta Gixhari siç nuk e keni parë kurrë

Lapsi.al 13 January 2016
Olta Gixhari siç nuk e keni parë kurrë

Aktorja e cila njihet më së shumti për shfaqjet mediatike, i është kthyer profesionit të saj në teatër, prej nga i cili, rreth 5 vite më parë mori dhe famën! Pas "Pamje nga Ura", projektet e bjondes sexy në skenën e teatrit kanë qenë të rralla, por duket se Olta Gixhari ka ditur të zgjedhë kur i është dashur të tërheqë vëmendjen si një nga aktoret tona më premtuese!

Prova më e afërt për Oltën, për të treguar jo vetëm hiret siç bën zakonisht tek "Në 1 javë", por edhe talentin në skenën e teatrit, është vetëm pak ditë larg. Emocionet e premierës më të re të Teatrit Kombëtar duket se e kanë pushtuar, gjë të cilën aktorja e shfaq përmes postimeve të saj në mediat sociale. Se si do të duket Olta në rolin e Natashës në dramën "Tri motrat", tashmë është zbuluar. 29-vjeçarja ka publikuar për herë të parë një foto të shkrepur gjatë provave të shfaqjes, ku nuk ngjan fare me personazhin që jemi mësuar të shohim shpesh në mediat rozë.

Të këshilluara

Shokon Kallashi, nxjerr pistoletën në publik

Ajo njihet për tipin e guximshëm dhe ndoshta episodet e së shkuarës, kur policia e dyshoi si të përfshirë në rrethe kriminelësh në Kosovë, e kanë bërë Kallashin...

19:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI