Flash

Gjimshiti: e dashura ime serbe vdes për flamurin shqiptar

Lapsi.al 20 January 2016
Gjimshiti: e dashura ime serbe vdes për flamurin shqiptar

Futbollisti i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, në një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel ka folur edhe për lidhjen e tij me vajzën serbe. Prej kohësh marrëdhënia e tij me Alisa Menkovic nga Beogradi është publike pasi ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale. I pyetur nga drejtuesit e emisionit nëse ka ndonjë martesë në horizont, ai ka thënë se ishte ende shumë i ri për tu martuar, por që e kishte prezantuar Alisan me familjen dhe tha se ata e pëlqenin shumë.Kur është pyetur nga moderatori Eno Popi nëse do e shohim ndonjëherë të dashurën e tij me flamurin shqiptar, 23-vjeçari është shprehur se ajo vetë i ka kërkuar fanellën kuq e zi dhe e ka kostumin e Kombëtares dhe se të dashurës së tij i duket bukur. Futbollisti shtoi se nuk i pëlqen të flasë shumë për gjëra personale, megjithëse e kemi parë që bën shpesh dedikime në Instagram për të dashurën e tij.Prej kohësh lidhja e tyre është publike dhe është përfolur shumë sidomos gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ata të dy jetojnë në Zyrih, por jo më larg se 2 ditë më parë, futbollisti shqiptar nënshkroi një kontratë me ekipin italian të Atalantës dhe do t’i duhet të shpërngulet. Anabel

Të këshilluara

Mimi Kodheli pi raki dhe flet për dashurinë

Të paçim! Të paçim! ia ktheu ministrja urimin burrave të Gjorgozës, ndërsa i përshëndeste me kokë, një nga një, mbi urën e fshatit. Frynte erë acar dhe një got...

16:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI